INUK vijon prishjet në Tiranë

INUK ka vijuar edhe sot me prishjen e ndërtimeve në Tiranë, përqendruar në zona kryesore të saj, si rr. "Nikolla Jorga", rr. "Gjin Bue Shpata". Objekt i prishjeve, të realizuara nga vetë pronarët, kanë qenë lokale të ndryshme, që ushtronin aktivitet në mjedise publike, si hapësira të gjelbra, apo edhe trotuare. Duket se pas ndërhyrjes së INUK, këto biznese do të jenë të detyruara të ushtrojnë aktivitetin brenda kufijve të lejuar për sipërfaqen. Biznese të vogla që ushtrojnë aktivitet prej vitesh e që janë kontribues në të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.
s.z
Add new comment