Paralajmërohen shkarkime masive në polici. Shumë efektivë rezultojnë me fatura të papaguara të energjisë. Rama: “Jam i vendosur të bëj shtetin modern”

Furtuna e shkarkimeve në administratë për shkak të faturave të papaguara të energjisë do të përfshijë edhe policinë e shtetit. Në forumin antikorrupsion të organizuar nga qeveria kryeministri Rama zbuloi se nga hetimet ka rezultuar se shumë efektivë të policisë së shtetit rezultojnë me fatura të papaguara të energjisë prej vitesh.
Kreu i qeverisë tha se në radhët e policisë do të ketë shkarkime masive, ashtu si dhe në administratën e OSHEE-së të faturistëve që kanë abuzuar me faturimet e energjisë. Pak ditë më parë me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë u shkarkuan nga detyra 131 gardianë burgjesh, të cilët kishin 13 vjet që nuk paguanin energjinë elektrike.
Rama tha se Shqipëria nuk ka patur asnjëherë shtet modern dhe se ai është i vendosur të ndërtojë shtetin e parë modern shqiptar.
l.m
Add new comment