Arkiv-Lajme

Arian Manahasa, ish-student i dhjetorit 1990 dhe një nga krerët e Lëvizjes, tregon nga ditët e vrullshme të revoltës kundër diktaturës, deri tek mbështetja për kauzën e fundit të deputetëve ish-dhjetoristë për hapjen e dosjeve dhe lustracionin

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 00:55

Muri sovjetik i Berlinit kishte rënë në Gjermani, dhe Bukureshti ishte përfshirë prej kohësh nga revolucioni i përgjakshëm antikomunist, por në Shqipëri ende nuk ishte ndjerë si duhet fryma e ndryshimeve radikale që kishte përfshirë Evropën Lindore të KNER-it, ku dikur futeshin vendet e “Kampit Socialist”. Gjithçka po lëvizte zhurmshëm, por timpanet e alarmit ende nuk kishin mbërritur në veshin e izoluar të shqiptarëve. Ndërsa, ata të cilët e kuptuan se gjithçka dogmatike kishte marrë fund, ishin dhe të parë që iniciuan lëvizjet për demokraci.

 

Disa pikëpyetje që lidhen me largimin nga puna për mospagim të faturave të energjisë

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 16:51

Prej dy ditësh mediat kanë raportuar largimin nga puna të rreth 360 personave për shkak të mospagimit të faturave të energjisë elektrike. Rasti i parë është largimi 131 policëve të burgjeve nga ministri i Drejtësisë, pasi u konstatua se kishin 13 vjet që nuk paguanin dritat. Rasti i dytë është bërë publik sot, kur kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, ka deklaruar se ka firmosur largimin nga puna të 234 punonjësve për shkak se kishin 2 muaj pa paguar dritat. Ka disa elementë që bien në sy në këtë goditje me dorë të rëndë.

Portali “Inlajm” raporton se Ramush Haradinaj do japë dorëheqjen nga mandati i deputetit

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 14:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të tërhiqet nga posti i deputetit të Kuvendit të legjislaturës së pestë. Portali “InLajm”raporton se Haradinaj këtë vendim tashmë e ka marrë dhe do ta zyrtarizojë në ditët në vijim. Këtë vendim, sipas portalit, Haradinaj e ka marrë me qëllim që t’i përkushtohet më shumë partisë së tij.

http://inlajm.com/haradinaj-terhiqet-nga-posti-i-deputetit/

n.k

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm në kabinetin “Mustafa”?

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 13:28

Kryeministri në largim dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, do të jetë zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ministër i jashtëm. Lajmi është publikuar nga gazeta “Express”. Duke cituar burime nga mazhoranca e re, gazeta shkruan se në bazë të marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së, kryeministri Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës.

Tirana, më e shtrenjta për zyrat!

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 13:05

Investitorët e huaj që vijnë në vend habiten me tarifat e larta që duhet të paguajnë për të pasur një zyrë në kryeqytetin shqiptar. Revista ekonomike “Monitor” shkruan se Tirana mban rekord për nivelin e çmimeve me qira më të larta jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe konkurron me vendet e Europës Qendrore si Çekia, Sllovakia etj. Cmimi i qirave ka mbetur i pandryshuar me një vit më parë, me 25 euro m²/muaj.  

Lobuesit grekë në SHBA, takim me ambasadorin e ri amerikan. Gejxh: E informuam për kushtet e minoritetit në Shqipëri

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 11:37

Pak ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lou, është takuar me një përfaqësi të lobit grek në Amerikë. Sipas gazetës “Shqiptarja.com”, ky lajm bëhet i ditur nga faqet e internetit të shoqatave të nacionalistëve grekë. Delegacioni i grekëve kryesohej nga ultra-nacionalisti Nikolas Gejxh dhe është zhvilluar më 2 dhjetor në zyrat e Departamentit të Shtetit, në Uashington.

Gazeta “Dita” shkruan se po "sajohet" një vizitë e Jahjagës në Tiranë për të shpëtuar pa kosto politike mandatet e PD-së

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 10:17

PD duket se ka gjetur një mënyrë për të mos humbur mandatet dhe për të vijuar bojkotin e Parlamentit duke eleminuar pasojat e kushtit 6-mujor të prezencës në sallë. Gazeta “Dita” shkruan se zgjidhja është “gatuar”në Prishtinë. Duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme në Kosovë, gazeta shkruan se për gjetjen e kësaj zgjidhje do të përdoret një vizitë e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga me 18 dhjetor,kur edhe është parashikuar të mbahet seanca e fundit për këtë vit.

A do ta pranojë mazhoranca propozimin e Nishanit apo zgjedhja e Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë?

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 09:03

“A do ta pranojë mazhoranca propozimin e zotit Nishani, apo procesi i zgjedhjes së Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë?” Kjo është pyetja që ngre televizioni Top Channel ndërsa analizon kandidaturën për Guvernator që ka propozuar kreu i shtetit. Kronika i referohet faktit se kreu i shtetit nuk ka zgjedhur rrugën e përzgjedhjes së kandidaturës nga radhët e Këshillit Mbikqyrës por ka propozuar një kandidaturë nga jashtë.

Mospagimi i faturave të energjisë, “fshesë” në administratën publike. Vetëm në dy ditë, 365 punonjës janë shkarkuar me këtë motivacion

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 07:52

Mospagimi i faturave të energjisë elektrike po u kushton vendin e punës qindra punonjësve të administratës publike. Vetëm në 2 ditë, numri i të shkarkuarve ka arritur në 365. Një ditë pasi Ministri i Drejtësisë shkarkoi për këtë arsye 131 punonjës të Policisë së Burgjeve, tashmë është kreu i OSHEE-së që ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Qeveria PDK-LDK, mediat në Kosovë: Është arritur marrëveshja, priten befasi të mëdha

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 06:33

Kuvendi i Kosovës do të votojë nesër në orën 12:00 kryeministrin dhe qeverinë e re të dalë në saj të koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.  Sipas burimeve të gazetës “Express”, tashmë është arritur marrëveshja se kush do të jetë Kryeministër, por që një gjë e tillë do të bëhet e ditur në orët e mbrëmjes. "Ajo çfarë pritet të caktohet gjatë këtyre orëve janë emrat e ministrave. Do të ketë befasi të mëdha. Së paku në një rast", i ka thënë gazetës një prej zyrtarëve të përfshirë në këtë proces.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme