A do ta pranojë mazhoranca propozimin e Nishanit apo zgjedhja e Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë?

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 09:03

“A do ta pranojë mazhoranca propozimin e zotit Nishani, apo procesi i zgjedhjes së Guvernatorit do të hyjë në skenarë të tjerë?” Kjo është pyetja që ngre televizioni Top Channel ndërsa analizon kandidaturën për Guvernator që ka propozuar kreu i shtetit. Kronika i referohet faktit se kreu i shtetit nuk ka zgjedhur rrugën e përzgjedhjes së kandidaturës nga radhët e Këshillit Mbikqyrës por ka propozuar një kandidaturë nga jashtë.

“Në sfond të këtyre zhvillimeve ka pasur edhe një debat në distancë mes disa përfaqësuesve të lartë të mazhorancës dhe kreut të shtetit. Një debat, i cili mpleks jo vetëm aspekte politike, por edhe një përplasje argumentesh juridikë. Ligji për Bankën e Shqipërisë i jep Presidentit të drejtën për propozimin e  Guvernatorit, por në të njëtën kohë, tagrin për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës ia njeh 3 qeverisë, 5 Parlamentit dhe 1 vetë Këshillit.

Kandidatura e zotit Sejko vjen jashtë këtyre institucioneve dhe, pikërisht ky, ka qenë dhe debati në distancë mes Presidentit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, veçanërisht Erion Braçes që drejton Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Zoti Braçe pretendon se ligji nuk i jep hapësirë Presidentit të zgjedhë një kandidaturë nga jashtë, pasi në këtë mënyrë cënon kompetencat ose të qeverisë, ose të Parlamentit, duke iu hequr atyre të drejtën e një propozimi. Por, kreu i shtetit thotë se ligji dhe Kushtetuta ia njohin atij të drejtën e Guvernatorit” analizon “TCH”. Tashmë ajo që mbetet për t’u parë është se cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës në Parlament.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=289234#k1

 Ndërsa “Vizion Plus” ka shkuar dhe më tej, duke tentuar të marrë komente nga vendimmarrësit e mazhorancës por ata nuk kanë pranuar të shprehen për këtë çështje. Në kronikën e përgatitur, ky televizion kujton faktin se kryeministri Rama ka treguar se mazhoranca kishte dëshire të emëronte në këtë post Denada Priftin, e cila punon ne Gjermani dhe ka shtetësi gjermane. Vullneti për të emëruar znj.Prifti në këte post duket edhe te ndryshimi që Kuvendi po i bën ligjit për Bankën e Shqipërisë, ku po shfuqizohet neni ku anëtari i bordit duhet të jetë patjetër shtetas shqiptar.

Ndërkohë, sa i përket kandidaturës aktuale të dekretuar për postin e Guvernatorit, burime të Presidencës i kanë thënë “Vizion Plus” se nëse Kuvendi rrëzon këtë emër, dy alternativat që mbeten janë ish-anëtari i Këshillit të Bankës Qendrore Arjan Kadareja dhe Nik Markolaj, i cili është një shqiptar që punon si drejtor në një bankë të SHBA-së.

http://vizionplus.al/profili-i-gent-sejkos/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.