Arkiv-Lajme
Aktorët e Prishtinës do të performojnë në Beograd një satirë politike për shtetin e sapolindur të Kosovës
Arti mendohet se do ta zbusë më shumë situatën që filloi si një sherr dramatik në një stadium futbolli. Por këtë herë testi do të zhvillohet në një skenë teatri. Nuk do të ketë flamuj e banderola me stampa fashiste dhe as tifozë ultras me tatuazhe në trup që bëjnë thirrje për “vdekje të shqiptarëve”. Në llozha e plate do të ketë më së shumti dashamirës të artit, dhe në rastin më të keq, spektatorë të përmbajtur. Në kryeqendrën e Serbisë do të ngjitet një shfaqe ku në qendër të tematikës do të jetë shteti i Kosovës. Dhe kjo nuk është pak.
Boshnjaku u heq kryqin serbëve me pretendimin se memoriali ishte ngritur në një vend prej nga forcat serbe të Bosnjës sulmuan kryeqytetin gjatë luftës
I cilësuar fillimisht si “person i panjohur” ai hoqi kryqin e improvizuar i cili ishte vendosur në një vend mbi Sarajevë për të përkujtuar viktimat serbe në qytet gjatë konfliktit të viteve 1990. Gazeta “Zëri” shkruan se një akt i tillë kishte shkaktuar zemërim midis boshnjakëve. Policia e Sarajevës lindore konfirmoi të premten se kryqi ishte hequr, por tha se meqenëse nuk kishte pasur asnjë miratim për vendosjen e tij në radhë të parë, atëherë nuk ishte kryer asnjë vepër penale.
Kinë, arrestohet për korrupsion dhe thyerje të disiplinës në parti, ish-shefi i Sigurisë. Kishte një pasuri prej 14 mld $
Ish-shefi i Sigurisë së Kinës, Zhou Yongkang, është arrestuar si i akuzuar për korrupsion. Yongkang është përjashtuar ndërkohë edhe nga Partia Komuniste. Ai ka dhënë dorëheqjen para dy vjetësh, kohë kur drejtonte aparatin sigurisë së brendshme. Në akuzat për korrupsion janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë dhe të afërm të tij. Akuzat e tjera përfshijnë: thyerje serioze të disiplinës në parti, pranim i shumave të mëdha rryshfeti, ekspozim i sekreteve partiake dhe shtetërore si dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore.
Xhorxh Soros në Tiranë. Vizitë edhe në selinë e Partisë Demokratike
Në Tiranë ndodhet sot filantropisti i njohur amerikan Xhorxh Soros. "Ora-News" raporton se ai ka qenë ndër të tjera edhe në selinë e Partisë Demokratike, një vizitë që nxit argumentimin se bëhet fjalë për një ndërhyrje në funksion të përmirësimit të raporteve mes opozitës dhe qeverisë. Soros është mbështetës i kryeministrit aktual, Edi Rama, madje shumë aktiv. Edhe bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me universitetin e Harvardit, ka ndihmën e Fondacioneve "Shoqëria e Hapur" që janë themeluar prej Sorosit.s.z
Seanca dëgjimore, propozimi rreth çmimit të energjisë; për familjarët të jetë me një fashë të vetme prej 11.08 lekë. Kundërshtojnë sindikatat
Korporata Elektronergjtike, Operatori i Transmetimit dhe ai i Shpërndarjes kane kërkuar rritje te çmimit të energjisë, për t’i shpëtuar kolapsit financiar. Gjatë një seancën dëgjimore të entit rregullator të energjisë me grupet e interesit, KESH, OST dhe OSHEE propozuan që çmimi për familjaret të jetë me një fashe të vetme prej 11.08 lekë, ndërsa për biznesit mesatarisht 12.83 lekë. Por ndërsa vendimin final do ta marrë Enti në mes të këtij muaji, qeveria sqaron se do të ketë diferencime në tarife në disa aktivitete ekonomike.
Gjermani/ Një ligj i ri jep shanse të tjera për refugjatët "e mirë"
Një ligj i ri synon t'u lehtësojë të huajve pa leje qëndrimi, qëndrimin në Gjermani nëse janë në gjendje të mbajnë veten. Të tjerët i presin kohë të vështira. Kush ka kryer akte penale mund të dëbohet më lehtë. “Deutsche Welle” njofton se Ministria e Brendshme i paraqiti kabinetit një projektligj, me të cilin synohet të garantohet një e drejtë qëndrimi në rastet e "integrimit të vazhdueshëm".
Presidentja Jahjaga bashkohet me alarmin se Kosova është e kërcënuar nga krimi i organizuar e terrorizm
“Krimi i organizuar dhe terrorizmi po kërcënon Kosovën dhe të gjithë rajonin, andaj lufta ndaj këtyre dukurive duhet të jetë urgjente dhe me një bashkëpunim rajonal”. Kjo u tha gjatë konferencës me rajonale me temë “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe bashkëpunimi në Evropën jug-lindore”. Presidentja Atifete Jahjaga gjatë konferencës deklaroi se lufta kundër të këqijave duhet të jetë luftë e përbashkët dhe se çdo shtet po përballet me migrimin ilegal për shkak të mungesës së bashkëpunimit.
Intervista/ Kritiku Mexhit Prençi: Kam shkruar sipas socrealizmit edhe pse kam pasur bindje liberale. Më kujtohej neni “55”. Në demokraci e refuzova krijimtarinë që bëra nën diktaturë
Zanafilla e veprimtarisë kritike të Mexhit Prençit është e kahershme, që nga fillimi i viteve ‘70. Por në këtë intervistë do përqendrohem te kolana “Kritika e përzgjedhur” që përfshin vështrime kritike, ese, studime dhe artikuj shkruar pas vitit 1990. Libri i parë “Kritika 1” botuar më 2008 ka në fokus kritik problemet e dramës, regjisurës, spektaklit dhe aktrimit; portretizimin e disa figurave të shquara të teatrit, filozofinë e kombëtares në rrafshin e dramaturgjisë dhe teatrit etj.
Karburantet, Basha: “Arsyet pse nuk bie çmimi i naftës, evazioni dhe kontrabanda, të dyja të koordinuara nga qeveria”
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për çmimin e karburanteve në Shqipëri, që nuk pasqyron rënien në tregjet ndërkombëtare. Basha tha se në 3 muajt e fundit, çmimi naftës në botë ka rënë me 40%, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon e njëjta situatë. “Dy janë arsyet që nuk lejojnë uljen e çmimit të naftës në Shqipëri: nga njëra anë taksat e larta, në anën tjetër kontrabanda, evazioni i një informaliteti gjigand i koordinuar dhe i nxitur nga qeveria. Qeveria me vetëdije i lejon të blejnë 40% më lirë dhe t’ia shesin popullit 40% më shtrenjtë.
Pezullohet Romela Begaj, rezultoi pozitive në testin antidoping
Romela Begaj është pezulluar nga aktivitetet ndërkombëtare pasi ka rezultuar pozitive në testet antidoping. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, e çila sqaron se nga analizat e kryera, Begaj rezultoi të kishte përqindje të lartë stanozoloiti në gjak. Pezullimi është marrë deri në kryerjen e testit B, që nëse del pozitive, mund të çojë në përjashtimin e Begajt nga aktivitetet ndërkombëtare për një periudhë 2-4 vjet. Përndryshe, peshëngritësja ka të drejtën e apelimit.
s.z