Kinë, arrestohet për korrupsion dhe thyerje të disiplinës në parti, ish-shefi i Sigurisë. Kishte një pasuri prej 14 mld $

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 11:19

Ish-shefi i Sigurisë së Kinës, Zhou Yongkang, është arrestuar si i akuzuar për korrupsion. Yongkang është përjashtuar ndërkohë edhe nga Partia Komuniste. Ai ka dhënë dorëheqjen para dy vjetësh, kohë kur drejtonte aparatin sigurisë së brendshme. Në akuzat për korrupsion janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë dhe të afërm të tij. Akuzat e tjera përfshijnë: thyerje serioze të disiplinës në parti, pranim i shumave të mëdha rryshfeti, ekspozim i sekreteve partiake dhe shtetërore si dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore. “BBC” jep edhe një organigramë të lidhjeve financiare dhe rrjetit të Yongkang, pasuria e familjes së të cilit arrin në 14 miliardë dollarë.
s.z

Comments

Submitted by Tafi (not verified) on

<p>Njerin e paskan denuar me vdekje shpejt e shpejt.</p><p>A s&#39;e beni dhe nje diagrame I.Meta -&gt; Nasip Naco --&gt;Rezart Taci&nbsp; --&gt; Lefter Koka --&gt;Grigor Tavo -<em>&gt;</em>Roland Celmeta.......</p><p>Edhe nje tjeter&nbsp; Argita --&gt; Xeni --&gt; D. Fazllic&nbsp; --&gt;A.Hajdari --&gt; Željko Ražnatović&nbsp; --&gt; F.Mediu&nbsp; --&gt;M.Bregu&nbsp; --&gt; Prudentino --&gt;......</p><p>Dhe nisjani Partise Komunste te Kines se te mbaroka pune, jo llafe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.