Karburantet, Basha: “Arsyet pse nuk bie çmimi i naftës, evazioni dhe kontrabanda, të dyja të koordinuara nga qeveria”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për çmimin e karburanteve në Shqipëri, që nuk pasqyron rënien në tregjet ndërkombëtare. Basha tha se në 3 muajt e fundit, çmimi naftës në botë ka rënë me 40%, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon e njëjta situatë. “Dy janë arsyet që nuk lejojnë uljen e çmimit të naftës në Shqipëri: nga njëra anë taksat e larta, në anën tjetër kontrabanda, evazioni i një informaliteti gjigand i koordinuar dhe i nxitur nga qeveria. Qeveria me vetëdije i lejon të blejnë 40% më lirë dhe t’ia shesin popullit 40% më shtrenjtë. Këto shuma marramendëse nga fitimi nuk shkojnë për vende të reja pune, pensione e hapje shkollash, këto para vidhen”, tha ai.
s.z
Add new comment