Presidentja Jahjaga bashkohet me alarmin se Kosova është e kërcënuar nga krimi i organizuar e terrorizm

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 07:48

“Krimi i organizuar dhe terrorizmi po kërcënon Kosovën dhe të gjithë rajonin, andaj lufta ndaj këtyre dukurive duhet të jetë urgjente dhe me një bashkëpunim rajonal”. Kjo u tha gjatë konferencës me rajonale me temë “Sfidat në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe bashkëpunimi në Evropën jug-lindore”. Presidentja Atifete Jahjaga gjatë konferencës deklaroi se lufta kundër të këqijave duhet të jetë luftë e përbashkët dhe se çdo shtet po përballet me migrimin ilegal për shkak të mungesës së bashkëpunimit. Ndërsa, ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson tha se krimi i organizuar nuk paraqet problem vetëm për Kosovën por me këtë po përballen edhe vendet e tjetra të botës. Me këtë tezë u bashkua edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.