Arkiv-Lajme
Nga Enver Hoxha tek Ahmed Zogu. Nuk kalon pa u vënë re pjesëmarrja e Edi Ramës në promovimin e librit për ish-Mbretin. PS: Asnjë fjalë në “Facebook”
Bedri Islami shkruan në “Dita” një shënim që lidhet me promovimin e librit të Blendi Fevizut për Ahmed Zogun, në Pallatin e Birgadave. Promovim ku mungoi vetëm Sali Berisha nga gjithë ekipi kryesor politik i Tiranës. Islami merret me rolin që kanë mediat në kurimin që i bëjnë imazhit të pushtetit, transformimi i tyre në mjete të pastra interesash biznesi, duke e kaluar rolin parësor që kanë kundrejt publikut, në plan të fundit. “Kthimi i shumë mediave drejt pushtetit nuk ka të bëjë me qeverisjen e mirë apo të keqe, as me reformat e as me vizionet që përcjell një qeveri.
Polonia nën frikën e Rusisë. Reportazh i “Der Spiegel” nga Varshava, ku flitet për luftë dhe kërcënim bërthamor
“Der Spiegel” i ka kushtuar së fundmi një reportazh politik Polonisë, duke u përpjekur të evidentojë emocionet e polakëve, mendimet dhe parashikimin e tyre në kontekstin e ndërlikuar të krijuar nga kriza ukrainase. Poetë dhe shkrimtarë të rinj polakë, flasin për një Rusi që mund të sulmojë Poloninë, madje edhe me armë bërthamore, apelojnë për nevojën që Gjermania të kuptojë nevojën që Polonia ka për të. Duket si në prag të një stuhie të cilën e ndjejnë vetëm disa. “Gjermania duhet ta kuptojë që frika jonë nga Rusia nuk është aksident”, thotë një poet i ri 34 vjeçar.
Arvizu: Shpresoj që bojkoti të përfundojë shpejt dhe PD të kthehet në Kuvend
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shpreson që bojkoti i PD-së të përfundojë sa më shpejt. Këtë deklaratë Arvizu e ka bërë mbrëmjen e së shtunës, i ftuar në një aktivitet kundër dhunën ndaj gruas. I pyetur nga gazetarët për takimin që ka pasur në mesditë me Presidentin Bujar Nishani, Arvizu e konsideroi takimin si rutinë. “Ne takohemi shumë shpesh për gjëra të ndryshme, që janë të interesit reciprok dhe takimi i sotëm është i kësaj kategorie,” – tha ai.
L.V
Përplasje për mandatet e opozitës. Ekspertët e ligjit: “afati i fundit 19 janari”. Demokratët e shtyjnë deri në mars
Ekspertët e ligjit thonë se afati i fundit për mandatet e opozitës është 19 janari. Por Partia Demokratike vlerëson se mandatet e deputetëve të saj nuk digjen përpara mesit të marsit të vitit të ardhshëm. Burime nga selia blu thanë për “Panorama Online” se ka disa argumente në favor të tyre për zgjatjen e mandatit përtej muajit janar. Sipas demokratëve gushti dhe një periudhë afro 20 ditë në dhjetor janar nuk konsiderohen konsumim mandati.
M. Nano: Kolaboracionistët do ta mbajnë përjetë njollën e bashkëpunimit me nazi-fashizmin, por jeta e tyre është më shumë se sa kjo njollë
M. Nano është kapur në shkrimin e tij në Shqipin e sotëm pas argumentit të kolaboracionizmit gjatë Luftës II, mbi të cilën është shkruar kohët e fundit në shtyp nga Puto, Xhufi, Gjekmarkaj, etj, dhe përpiqet të japë një – kështu e quan ai – “gjykim të kontekstualizuar mbi këtë dukuri” (ne foto jane anetaret e regjences gjate pushtimit gjerman: Fuat Dibra, Anton Harapi, Lef Nosi, Mehdi Frasheri). Sipas tij, historiografia jonë i ka gjykuar më rëndë se sa duhet intelektualët shqiptarë që kanë bashkëpunuar me pushtuesit gjatë luftës.
Çmimi i naftës Diesel në Shqipëri, i 13-ti në Europë
Sipas portalit Autotraveler, çmimi mesatar i naftës Diesel në Shqipëri (1.34 euro/litër) është i 13-ti në Europë. Në tri vendet e para, janë Norvegjia, Britania dhe Italia me çmime 1.59-1.60 euro/litër. Tri vendet pas Shqipërisë janë Sllovenia, Sllovakia dhe Serbia me çmime 1.30-1.33 euro/litër.
Pothuaj e gjithë nafta Diesel që shitet në pikat e karburantit në Shqipëri importohet nga Europa.
http://autotraveler.ru/en/spravka/fuel-price-in-europe.html#.VIM7TDHF91Y
Stema e re nxit debate politike në Maqedoni. Shqiptarët mbrojnë modelin me luanin e kuq
Në Maqedoni po vazhdojnë debatet pas publikimit të stemës së re të vendit, e cila kaloi si projekt në Qeveri me miratimin edhe të ministrave shqiptarë. Agjensia “INA” shkruan se partia shqiptare në pushtet BDI ka mbrojtur stemën e miratuar, e cila përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme.
Prokuroria e Vlorës apelon pafajësinë e Gjikës. Kërkon të dënohet me 4 vjet burg
Prokuroria e Vlorës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, për kryetarin e Bashkisë se Vlorës Shpëtim Gjika, që u shpall i pafajshëm për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Në një njoftim për mediat, prokuroria nënvizon, se vendimi i Gjykatës ishte i pa arsyetuar, pavarësisht materialit dhe provave që ajo zotëronte. Prokuroria e Vlorës depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën e saj për rishqyrtimin e vendimit si dhe per dënimin e Shpëtim Gjikes dhe bashkëpunëtoreve te tij.
Mediu: Rikthimin e opozitës në Kuvend, kam garanci për një ndërhyrje të shpejtë të faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e ngërçit
Kreu i republikanëve Fatmir Mediu tha sot se ka marrë garanci për një ndërhyrje të shpejtë të faktorit ndërkombëtar, për rikthimin e opozitës në Kuvend. Së bashku me deputetët e tjerë Republikanë, Mediu zhvilloi nje takim me kreun e PD, Lulzim Basha, dhe para mediave foli me nota optimizmi për mbështetje të fortë të PE, që opozita deri më tani e ka kërkuar si garanci për tiu rithyer jetës parlamentare. Mediu nuk dha asnjë afat, se kur do negociojnë ndërkombëtarët që mazhoranca dhe opozita të bien në një mendje, për ti kthyer normalitetin Kuvendit.
Ligji në plan të dytë. Apeli i kryeministrit në “Facebook”: “Kush s’paguan dritat dhe taksat, nuk mund të punojë në shtet”
“Kush abuzon me energjinë s’mund të marrë rroga me lekët e taksave! Të punosh në shtet d.m.th të jesh shembull në pagesën e dritave, ujit, taksave”. Kështu shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që duket se nga “Facebook” po mbishkruan rregullat e vërteta të punës në administratë. Me një qasje që kujton thuajse plotësisht parrullën e dikurshme “Të parët në sakrifica dhe të fundit në pretendime”, apeli kërcënues i kryeministrit, përveç anashkalimit të ligjit, që rregullon marrëdhënien e qytetarëve me pagesën e taksave, faturave etj., ka edhe një dozë groteske demagogjie.
s.z