Stema e re nxit debate politike në Maqedoni. Shqiptarët mbrojnë modelin me luanin e kuq

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 09:53

Në Maqedoni po vazhdojnë debatet pas publikimit të stemës së re të vendit, e cila kaloi si projekt në Qeveri me miratimin edhe të ministrave shqiptarë. Agjensia “INA” shkruan se partia shqiptare në pushtet BDI ka mbrojtur stemën e miratuar, e cila përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme. Sipas arsyetimit të Qeverisë, disejni i ri i luanit të kuq bazohet në stemat historike, ilustrimeve të Verlandit nga viti 1481 dhe stema e Baroadit nga 1581 e cila përmes stemografive të Vitezoviqit në vitin 1964 dhe Zherafoviqit në vitin 1741 u bë stemë e Maqedonisë. Kurora e verdhë¬ e artë e cila është zbukuruar me margaritarë dhe rubinë duhet ta simbolizojë rendin republikan të shtetit. Por në disa media proqeveritare thuhet se stema Luani përfaqëson simbolin që bashkon të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni  dhe element i përdorur edhe nga feudalët shqiptarë gjatë periudhave historike.

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/49410.html

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ku duket luani qe eshte i egersuar??? Mua me duket si luan qe po stervitet per karate&#39;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.