Prokuroria e Vlorës apelon pafajësinë e Gjikës. Kërkon të dënohet me 4 vjet burg

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 08:46

Prokuroria e Vlorës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, për kryetarin e Bashkisë se Vlorës Shpëtim Gjika, që u shpall i pafajshëm për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Në një njoftim për mediat, prokuroria nënvizon, se vendimi i Gjykatës ishte i pa arsyetuar, pavarësisht materialit dhe provave që ajo zotëronte. Prokuroria e Vlorës depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën e saj për rishqyrtimin e vendimit si dhe per dënimin e Shpëtim Gjikes dhe bashkëpunëtoreve te tij. Prokurori kërkon 4 vjet burg për kryetarin e bashkisë, 3 vjet për Eleni Dardhën, 2 vjet burg për Gentian Sherifanj dhe 2 vjet e 6 muaj burg per Blerdi Licaj.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.