Mediu: Rikthimin e opozitës në Kuvend, kam garanci për një ndërhyrje të shpejtë të faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e ngërçit

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu tha sot se ka marrë garanci për një ndërhyrje të shpejtë të faktorit ndërkombëtar, për rikthimin e opozitës në Kuvend. Së bashku me deputetët e tjerë Republikanë, Mediu zhvilloi nje takim me kreun e PD, Lulzim Basha, dhe para mediave foli me nota optimizmi për mbështetje të fortë të PE, që opozita deri më tani e ka kërkuar si garanci për tiu rithyer jetës parlamentare. Mediu nuk dha asnjë afat, se kur do negociojnë ndërkombëtarët që mazhoranca dhe opozita të bien në një mendje, për ti kthyer normalitetin Kuvendit. Ai këmbënguli vetëm në nevojën që opozita të bëhet në aulën paralemtnare, dhe kur u pyet nëse do të shkoje deri në djegie të mandateve të deputëtëve u shpreh se kemi të bëjmë më shumë se çështje mandatesh. I pyetur nëse do të lejojë PR djegien e mandateve për deputetët e saj në Kuvend, Mediu ka thënë se "kjo nuk është një çështje mandatesh, por parlamentarizmi". Mediu pranoi se vendi i opozitës është në Kuvend, por jo në kushtet në të cilat ndodhet sot ai. Ai shtoi se ka një shqetësim ndërkombëtar dhe angazhim të tyre për zgjidhjen e ngërçit në vend.
L.V
Add new comment