Arkiv-Lajme

Rrëfimi i nënës së 5-vjeçares që u mbajt në komisariat

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:59

“Panorama” ka botuar sot dëshminë e Natasha N. e cila rrëfen sesi bashkë me ndalimin e saj në  polici, në mjediset e komisariatit nr. 3 në Tiranë, kanë marrë edhe vajzën 5-vjeçare, një ngjarje që do të meritonte të gjitha protestat e mundshme. Më poshtë pjesë nga dëshmia: “Në datën 30 nëntor isha afër pallatit duke parë vajzën që po lozte.  Erdhën policët dhe më pyetën “Ti je Natasha”?” Unë u thashë po dhe ata më thanë që do të shoqërojmë në polici, pasi nuk kisha paguar dritat. Dakord, u thashë dhe mora vajzën për dore. Policët më thanë që duhet të gjesh dikë për t’i lënë vajzën.

GAFA, neologjizmi që përcakton imperializmin kulturor të SHBA

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:38

Dominimi kulturor amerikan tanimë nuk përcillet përmes Hollywood-it, por përmes kompanive që kanë bërë revolucion në fushën e komunikimt online dhe në teknologjinë e informacionit. “Quartz” shkruan se në Francë madje ka edhe një neologjizëm që pasqyron këtë perceptim e që është akronim i inicialeve të katër kompanive kryesore: Google, Apple, Facebook dhe Amazon. Neologjizmi është “GAFA”. Përdoret në blogje, gazeta, televizione, në çdo rast me nëntekst negativ.

Kryeministri thotë se Censusi 2011 ka probleme në deklarimin e fesë, kombësisë dhe numrit të shqiptarëve. Himara? Këtë radhë nuk ka minoritet

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:06

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka kërkuar nëj interpelancë me kryeministrinq ëështë zhvilluar sot në seancë plenare. Dule është ankuar se përse në Këshillin Drejtues të RTSH nuk është përfaqësua minoriteti. Dule ka nmgritur edhe çështjen e regjistrimit të vitit 2011. Kryeministri teksa ka hedhur poshtë pretendimet për KDRTSH-në ka folur për censusin, duke bërë të vetën një tezë të shprehur fillimisht nga Kadare sipas së cilës ka një prirje për t’i paraqitur shqiptarët më pak nga sa janë. “Ka një pikë ku ne biem dakord bashkë është regjistrimi i popullsisë.

Nuk është vetëm Sali Berisha që krahason Edi Ramën me Enver Hoxhën. Ngjela shkruan se represioni ndaj kapitalit, ngjan me tufëzimin e Hoxhës

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 08:28

Spartak Ngjela është rishfaqur sot me një postim nmë “Facebook” ku shpreh mendimin se kryeministri aktual, pra Edi Rama, ka dështuar në realizimin e reformave. Për të ilustruar pikëpamjen e tij, Ngjela, dikur një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, thotë se veprimi me masa shtrënguese dhe reprresive që qeveria po aplikon ndaj biznesit, është njësoj si ndërhyrja e Enver Hoxhës ndaj pronës në fshat, sidomos me tufëzimin.

Vjedhja e energjisë, për periudhën 28 tetor-2 dhjetor, 563 të arrestuar në flagrancë. 952 të evidentuar si shkelës të ligjit

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 07:48

Aksioni i policisë kundër vjedhjes së energjisë regjistron një bilanc të arrestuarish rekord. Sipas të dhënave zyrtare, të konfirmuar për “ResPublica” nga Ministria e Brendshme, për periudhën 28 tetor-2 dhjetor janë evidentuar 952 autorë, janë arrestuar në flagrancë 563 persona, janë shpallur në kërkim 240 të tjerë, janë në gjendje të lirë 149 persona. Të përfshirë si persona të akuzuar në kuadër të këtij aksioni janë edhe 46 punonjës të OSHEE-së.

Kuvendi miraton 5 kandidatura për në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 06:55

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot 5 kandidaturat për Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Emrat e kaluar janë të mbështetur nga PS dhe ata janë: Xhemal Mato, Valbona Sulçe, Elidon Haliti, Xhelil Aliu dhe Vladimir Grosha.
s.z

Qendër kulturore e re në Tiranë me investim kuvajtian

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 05:21

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Najeeb A. Al-Bader, ka folur dje në një intervistë në emisionin “Top-Show”, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi, se të dyja vendet duhet të arrijnë nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve politike edhe në lëmin ekonomik. Al-Bader ka folur me këtë rast edhe për investimet kuvajtiane në Shqipëri, duke nënvizuar se së shpejti në Tiranë do të hapet një qendër kulturore në Tiranë me vlerë 700 mijë euro. “Ambasada me kontributin e saj ka ndërtuar disa qendra kulturore, si për shembull në Korçë, e cila ofron shumë shërbime.

Durrës, nuk i bindet urdhërit të policit për të ndaluar. Aksidenton efektivin e rrugores dhe largohet nga vendngjarja

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 05:14

Një efektiv i policisë rrugore në Durrës u aksidentua sot nga një drejtues automjeti që nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar.

Ngjarja u shënua gjatë paradites në rrugën para prefekturës së Durrësit.

Autori është Lajden Kadilli, i cili një vit më parë kishte aksidentuar një tjetër punonjës policie. Nga verifikimet rezultoi se Kadilli më herët ishte përfshirë në një aksident rrugor.

Ndërsa polici i aksidentuar mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

l.m

Qeveria zhbllokon kreditë sociale për të pastrehët, përfitojnë 156 familje

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 03:55

Gazeta "Panorama" publikon ditën e sotme emrat e 156 qytetarëve, që do të lidhin kontratën me bankën, duke përfituar nga programi i kreditimit të lehtësuar. Pas rreth një viti pezullim, Enti Kombëtar i Banesave ka zhbllokuar procesin, duke mbështetur financiarisht 156 familje që përfitojnë nga skema e subvencionit të interesave të kredisë.

Turqit e Kurum hyjnë në tregun e medias. Blejnë 60% të aksioneve të televizionit “Channel One” me pronar Ylli Ndroqin

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 03:43

Përfaqësues të kompanisë turke Kurum që zotërojnë një pjesë të ish-metalurgjikut të Elbasanit si dhe disa HEC-ce në vend kanë dalë sot në një konferencë për shtyp me presidentin e “Ora News”, Ylli Ndroqi ku kanë njoftuar marrëveshjen për kalimin e 60 % të aksioneve të televizionit “Channel One” në pronësi të kompanisë turke.

Përfaqësues të Kurum kanë deklaruar se me blerjen e 60% të aksioneve të këtij televizioni do të sjellin eksperiencën më të mirë ndërkombëtare në mbështetje të grupit mediatik “Yldon media Group”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme