Durrës, nuk i bindet urdhërit të policit për të ndaluar. Aksidenton efektivin e rrugores dhe largohet nga vendngjarja

Një efektiv i policisë rrugore në Durrës u aksidentua sot nga një drejtues automjeti që nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar.
Ngjarja u shënua gjatë paradites në rrugën para prefekturës së Durrësit.
Autori është Lajden Kadilli, i cili një vit më parë kishte aksidentuar një tjetër punonjës policie. Nga verifikimet rezultoi se Kadilli më herët ishte përfshirë në një aksident rrugor.
Ndërsa polici i aksidentuar mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
l.m
Add new comment