Rrëfimi i nënës së 5-vjeçares që u mbajt në komisariat

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:59

“Panorama” ka botuar sot dëshminë e Natasha N. e cila rrëfen sesi bashkë me ndalimin e saj në  polici, në mjediset e komisariatit nr. 3 në Tiranë, kanë marrë edhe vajzën 5-vjeçare, një ngjarje që do të meritonte të gjitha protestat e mundshme. Më poshtë pjesë nga dëshmia: “Në datën 30 nëntor isha afër pallatit duke parë vajzën që po lozte.  Erdhën policët dhe më pyetën “Ti je Natasha”?” Unë u thashë po dhe ata më thanë që do të shoqërojmë në polici, pasi nuk kisha paguar dritat. Dakord, u thashë dhe mora vajzën për dore. Policët më thanë që duhet të gjesh dikë për t’i lënë vajzën. U thashë nuk kam kujt t’ia lë vajzën, nuk kam asnjë njeri të afërt. Pastaj ajo ka probleme shëndetësore dhe nuk rri me asnjeri përveç meje. Më thanë ‘merre pra’”. “Hynin e dilnin dhjetëra policë burra, ku asnjëri prej tyre nuk e fiku cigaren. Dyshemeja dhe muret ishin të pista, ajri u bë gjithnjë e më i rëndë dhe vajzës i merrej fryma. Herë kishte ftohtë dhe herë kishte nxehtë. Teksa kalonin orët, ajo po vakej nga ajri i rëndë dhe nga uria. Mendova se do më vdiste aty”.  “Panorama” sqaron se personi në fjalë ka 5 milionë lekë pa paguar për dritat, arsye për të cilën është ndalur. Pyetja që shtrohet është se apo ndalohen tani dhe do të futen në burg edhe Debitorët? Kjo kërkon sqarim të menjëhershëm.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.