GAFA, neologjizmi që përcakton imperializmin kulturor të SHBA

Postuar në 04 Dhjetor, 2014 09:38

Dominimi kulturor amerikan tanimë nuk përcillet përmes Hollywood-it, por përmes kompanive që kanë bërë revolucion në fushën e komunikimt online dhe në teknologjinë e informacionit. “Quartz” shkruan se në Francë madje ka edhe një neologjizëm që pasqyron këtë perceptim e që është akronim i inicialeve të katër kompanive kryesore: Google, Apple, Facebook dhe Amazon. Neologjizmi është “GAFA”. Përdoret në blogje, gazeta, televizione, në çdo rast me nëntekst negativ. Ajo çfarë nënkuptohet është se këto kompani janë fytyra e amerikanëve që me inovacionet e tyre po mësyjnë në jetën private, sjellin mënyra të reja etj.. Nuk është e qartë mirë se përse ky refluks ndaj “amerikanizmit”, por një ide është se dominimi absolut i tregut do të sillte këtë reagim. Mund të merret me mend që Franca do ishte vendi parë.

http://qz.com/303947/us-cultural-imperialism-has-a-neë-name-gafa/

s.z

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Franca-vendi i pare per reagim ndaj amerikanizmit, imperializmit, imperializimit, globalizmit, globalizimit, !!!!!! &nbsp; Ne shqiptaret zeme valle ndonje vend, apo vetem si &quot;ksenobythelepires&quot; zeme vendin e pare? &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.