Qendër kulturore e re në Tiranë me investim kuvajtian

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Najeeb A. Al-Bader, ka folur dje në një intervistë në emisionin “Top-Show”, të drejtuar nga gazetari Alban Dudushi, se të dyja vendet duhet të arrijnë nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve politike edhe në lëmin ekonomik. Al-Bader ka folur me këtë rast edhe për investimet kuvajtiane në Shqipëri, duke nënvizuar se së shpejti në Tiranë do të hapet një qendër kulturore në Tiranë me vlerë 700 mijë euro. “Ambasada me kontributin e saj ka ndërtuar disa qendra kulturore, si për shembull në Korçë, e cila ofron shumë shërbime. Brenda dy muajve do të hapet një qendër e tillë edhe në qytetin e Tiranës me një vlerë rreth 700 mijë euro. Gjithashtu do të bëhet edhe ndërtimi i qendrës kulturore në qytetin e Shkodrës”, tha ai. Po kështu ambasadori kuvajtian ka shprehur se Kuvajti mund të ofrojë shumë në arsimin profesional nisur nga përvoja e madhe që ka në këtë drejtim.
Add new comment