Arkiv-Lajme

Vendimi i ri: Debitorët familjarë të energjisë, ulje deri 80% nëse paguajnë shumën menjëherë

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 11:03

Nëse i shlyejnë faturat e prapambetura deri më 1 Mars të vitit 2015, të gjitha familjet shqiptare të cilat janë prej vitesh debitore të energjisë elektrike, do të kenë ulje deri në 80% të kamatëvonesave. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe ishte ministri Damian Gjiknuri që e bëri publik për herë të parë këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 Dhjetori.

News 24 thotë se gazetarit të saj Artur Çani i është bërë atentat. Vrasësit i bllokohet pistoleta me silenciator

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 10:04

Gazetarit Artur Çani kanë tentuar t’i bëjnë një atentat, njofton televizioni ku punon Çani, News 24. Sipas televizionit në fjalë, Çanit i kanë zënë pritë para pallatit ku jeton, nga një person i maskuar, që kishte një pistoletë me silenciator. Por, sipas News 24, atentati ka dështuar, pasi personit të maskuar i është bllokuar pistoleta në momentin që do qëllonte.

Për momentin nuk dihen motivet dhe autorët e tij.

a.k

Propozohet që “kanosja për shkak të orientimit seksual” të jetë vepër penale. Kodi parashikon kanosjen ndaj personit

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 09:45

Kanosja ndaj homoseksualëve duhet që të parashikohet me sanksione në Kodin Penal. Propozimi është paraqitur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sipas të cilit “për të garantuar të drejtën për siguri dhe mbrojtje nga dhuna të personave për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor  të tyre,  propozojmë që: pas nenit 84/a të Kodit Penal, të shtohet një nen tjetër me qëllim parashikimin si figurë të veçantë vepre penale të kanosjes për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të personit”.

Rexhep Qosja i drejtohet Hashim Thaçit: Je stalinist dhe falsifikator

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 09:41

Gazeta “Exspress” shkruan se një miqësie e ndërtuar me vite, duket se ka përfunduar sot. Bëhet fjalë për miqësinë e akademikut Rexhep Qosja dhe Kryeministrit Hashim Thaçi. Gjithçka ka nisur pas një statusi të Thaçit në Facebook, në të cilin ai përkujton Presidentin Rugova në 70 vjetorin e tij të lindjes, derisa foton e shoqëron me një foto të Konferencës së Rambujesë, e ku Qosja është retushuar. Kjo ka mjaftuar që akademiku ta cilësojë stalinist Kryeministrin në detyrë.

Kartolina e prindërve të Kuliçit për Enver Hoxhën, urim të jetojë sa malet ky “kreshnik i shqiptarëve”

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 08:06

Më tepër një kuriozitet, sesa një fakt që provon diçka. Shtypi i sotëm online boton një kartolinë-urim për diktatorin komunist Enver Hoxha, dërguar nga prindërit e ish zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, ish truproja personale e Berishës dhe aktualisht këshilltar pranë grupit parlamentar demokrat Agron Kuliçit, Ali dhe Liri Kuliçi. Kartolina mban vitin 1984, dhe i uron Hoxhës gëzuar Vitin e Ri nga “malësia e Tropojës”, me tekstin klasik të kohës për këtë udhëheqës “kreshnik të Shqiptarëve” që e urojnë që të jetojë sa malet.

Menaxheri i “Coca Cola” në Rusi, zhduket në mënyrë misterioze

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 07:03

Drejtori i stabilimentit të “Coca Cola” në Rusi, është zhdukur në mënyrë misterioze. Dimitri Sochnikov, 37 vjeç, është parë për herë të fundit të premten kur është nisur për në punë dhe qysh atëherë asgjë nuk dihet më për të. Autoritetet e kanë shpallur të zhdukur ndërkohë që përfaqësuesit e lartë të kompanisë amerikane, teksa kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me palën ruse, janë shprehur të alarmuar nga misteri i ngjarjes.

Lushnje, një 58 vjeçar i vë flakën vetes para komisariatit të policisë. Ja çfarë deklaroi në polici.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 06:06

Një 58 vjeçar i ka vënë flakën vetes para komisariatit në Lushnje. Emri i personit është Jorgo Derga dhe nga informacionet e para  shkak për këtë akt është bërë mospranimi i komuës për ti dhënë atij pak centimetra tokë në avllinë e shtëpisë. Një ditë më parë ai dha deklaratën në polici, ku shprehej se do ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore dhe nuk do të kryente asnjë veprim të kundraligjshëm. Ja deklarata e tij në polici:

Komisioni i ekonomisë shfuqizon kriterin e shtetësisë për bordin e BSH-së, hapet rruga për guvernatorin

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 04:47

29 deputetë socialistë dërguan pesë ditë më parë në Kuvend nismën për të ndryshuar ligjin, duke propozuar që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu në draftin e paraqitur propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Hapja e dosjeve, flasin skeptikët e parë. Pobrati: Duhet kujdes. Braho: Për mua, nuk duhen hapur

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 03:47

Nuk është hera e parë që ndodh me çështjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Kur politika e shtron këtë temë, ka një entuziazëm fillestar për hapjen e dosjeve, kryesisht nga të rinjtë dhe njerëzit e zakonshëm. Pastaj vijnë zërat që këshillojnë të bëhet kujdes. Sot, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, I intervistuar nga “Panorama” shprehet hapja e dosjeve cenon sigurinë kombëtare.

Duhet kujdes me dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit apo të zbulimit që  kanë qenë agjentë të dyfishtë.

A mund të prodhojnë zgjedhjet e reja në PD dualitet mes kryesisë dhe Grupit Parlamentar?

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 17:34

Si pritet të ndikojë ekipi i ri drejtues i Partisë Demokratike në kohezionin e saj? Pyetja buron nga faktri se në media, zhvillimet e fundit në Këshillin Kombëtar të PD-së, po shihen si moment spastrimi i ekipit të vjetër, në funksion të një drejtimi të pacenuar nga ana e Lulzim Bashës. Në diskutimin në “Opinion”, këtë çështje e ka theksuar më shumë Mentor Nazarko, sipas të cilit ekipi i ri shtron një  sfidë për PD-në, sa kohë Grupi i Parlamentar përbëhet nga të spastruarit, ose nga të vjetrit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme