Lushnje, një 58 vjeçar i vë flakën vetes para komisariatit të policisë. Ja çfarë deklaroi në polici.

Një 58 vjeçar i ka vënë flakën vetes para komisariatit në Lushnje. Emri i personit është Jorgo Derga dhe nga informacionet e para shkak për këtë akt është bërë mospranimi i komuës për ti dhënë atij pak centimetra tokë në avllinë e shtëpisë. Një ditë më parë ai dha deklaratën në polici, ku shprehej se do ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore dhe nuk do të kryente asnjë veprim të kundraligjshëm. Ja deklarata e tij në polici:
“Jam me banim në adresën e lartpërmendur, jam i martuar me ... Kam probleme të saktësisë së tokës truall që ndodhet në fshatin Gjonas i komunës. Këtë sipërfaqe toke erdhën specialistët e Komunës e matën dhe më thanë këtu është kufiri. Unë vendosa kufirin, e bëra me avulli me murre blloku. Mbasi unë bëra avullinë, kërkova përsëri që të saktësohet toka. Specialistët e komunës erdhën e matën sipërfaqen e tokës dhe më thanë se ke edhe 20 pondë nga ana e jashtme e avullisë. Kjo sipërfaqe toke që është jashtë avullisë është e mbulluar nga ferrat dhe mbeturina të tjera dhe janë bërë shkak për bllokimin e rrugës. Unë kërkoja nga komuna që kjo sipërfaqe toke të mos preket. 20 cm jashtë avullisë dhe këtë problem do ta ndjeki në rrugë ligjore. Unë do t’i drejtohem rrugës ligjore në Gjykatë për këtë padrejtësi që më është bërë mua si person. Unë nuk do të bëj asnjë veprim të jashtëligjshëm në rast të kundërt do të përballem me ligjin. Gjatë qëndrimit në polici nuk kam pretendime. Deklaratën pasi e lexova e firmosa pa vërejtje”
S.z
Add new comment