Komisioni i ekonomisë shfuqizon kriterin e shtetësisë për bordin e BSH-së, hapet rruga për guvernatorin

29 deputetë socialistë dërguan pesë ditë më parë në Kuvend nismën për të ndryshuar ligjin, duke propozuar që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu në draftin e paraqitur propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Komisioni i Ekonomisë ka votuar në parim sot ndryshimin e kërkuar, që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së një Guvernatori me shtetësi të huaj. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha se kriteret për Guvernatorin e BSH në Kushtetutë nuk thone duhet të jetë i huaj apo vendas. “Kjo është vetëm në ligjin për Bankën e Shqipërisë. Prandaj do e bejme njëlloj me Kushtetutë. Ky ligj nuk synon që të favorizojë shtetas të huaj për anëtarë të Këshillit Mbikqyres, por ky ndryshim mund të favorizojë shqiptaret që për shkak të emigracionit nuk kanë kombësinë shqiptare”, deklaroi Braçe, ndërsa theksoi se në komisionin që ai drejton nuk ka ardhur asnjë kandidature e huaj.
a.k
Comments
Po c'pati ky i gjore? Per
<p>Po c'pati ky i gjore? Per 20cm toke kerkon te vetflijohet?</p>
Add new comment