A mund të prodhojnë zgjedhjet e reja në PD dualitet mes kryesisë dhe Grupit Parlamentar?

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 17:34

Si pritet të ndikojë ekipi i ri drejtues i Partisë Demokratike në kohezionin e saj? Pyetja buron nga faktri se në media, zhvillimet e fundit në Këshillin Kombëtar të PD-së, po shihen si moment spastrimi i ekipit të vjetër, në funksion të një drejtimi të pacenuar nga ana e Lulzim Bashës. Në diskutimin në “Opinion”, këtë çështje e ka theksuar më shumë Mentor Nazarko, sipas të cilit ekipi i ri shtron një  sfidë për PD-në, sa kohë Grupi i Parlamentar përbëhet nga të spastruarit, ose nga të vjetrit. Çdo gjë mbetet për t’u parë edhe pse analogjia e vetme që mund të vlejë sadopak është rasti i Edi Ramës. Por që duhet thënë se partinë e fitoi, kundrejt Bashës, për të cilin ka një mendim se “iu dha” nga Berisha.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.