Arkiv-Lajme
Nismë ligjore në Kuvend për hapjen e dosjeve. PD: “Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, marioneta të Edi Ramës”
Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, politikanë të kauzave herë pas here të djathta, kanë depozituar ost në Kuvend nismën për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Është një projekligj i konsultuar edhe me Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, e që siç tha deputetja e PD-së, Mesila Doda, do të jetë në Parlament kur të diskutohet. Idrizi ka ecur më tej kur ka folur për dosjet si ish-dhjetorist, pra si një njeri që beson te çelja e portave të së vërtetës.
Ministria ul çmimin e blerjes së energjisë nga HEC-et private. KESH blen shtrenjtë dhe shet lirë, kosto e rëndë
Ndryshimi i llogaritjes së çmimit me të cilin prodhuesit privatë ja shesin energjinë KESH-it, ka sjellë reagimin e Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme, për çka Ministria e Energjisë ka dalë me një sqarim të sotëm. Ministria thotë se vendimi për këtë gjë është konsultuar dhe është i detyruar, për shkak të rrethanave të krijuara. tarifat aktuale të energjisë elektrike të miratuara prej Entit Rregullator të Energjisë marrin parasysh vetëm deri 280 mijë megavat energji të prodhuar nga HEC-et e vogla.
Fullani në prokurorinë e Tiranës, pyetet lidhur me vjedhjen 7 mln usd. Akuza ka dyshime dhe për tenderët
Është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës ish-guvernatori Ardian Fullani. Ai është marrë për rreth një orë në pyetje, në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Mendohet se Fullani është pyetur edhe për disa tendera të dyshimtë, gjatë kohës që ai drejtonte Bankën e Shqipërisë, në vlerën rreth 3 milion euro. Aktualisht Fullani është i pandehur si përgjegjës për vjedhjen e ndodhur në BSH. Ai po hetohet në gjendje të lirë, duke qenë se Gjykata e Lartë hoqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
a.k
Kërcënonte me sms kryeministrin Rama, arrestohet avokati Bashkim Hoxha
Një avokat kërcënon kryeministrin në mënyrë të përsëritur, dhe ky i fundit vendos të denoncojë kërcënuesit. Personazhet janë Kreu i Qeverisë, Edi Rama, i cili ka marrë disa kërcënime në celularin e tij, që i dërgoheshin me mesazh nga avokati Bashkim Hoxha, i cili është arrestuar sot. Siç njofton B.Web, kërcënimet e Hoxhës ndaj Kryeministrit kanë vazhduar për ditë me radhë, madje edhe gjatë orëve të natës. Fillimisht është menduar se sms-të janë dërguar nën ndikimin e alkolit, por kur ato kanë vazhduar për disa ditë, Rama ka vendosur të denoncojë kërcënuesin.
Islamikët kanë bombë radioaktive, shkruan "Daily Mail". Kanë marrë uranium nga universiteti i Mosulit
Panik ka përhapur në perëndim mundësia që militantët e ISIS-it të kenë bombë radioaktive, të mbiquajtur ‘të pistë’. Siç njofton britanikja Daily Mail, në rrjetet sociale është pikasur një komunikim mes militantëve ndërsa njëri nga ata thotë se ajo armë mund të shkaktojë kaos të plotë. Fjala është për një bombë të zakonshme, por që përmban lëndë radioaktive, qëllimi i së cilës është të shpërndajë rrezatim dhe të infektojë një zonë të madhe. Fakti është se nga laboratoret e Universitetit të Mosulit, që momentalisht është nën kontrollin e IS-it, janë zhdukur 40 kilogramë uranium.
Sondazhi i gjyqtarëve: Problemi ynë më i madh, politika… por edhe mungesat ligjore dhe korrupsioni
Të pyetur në një sondazh të organizuar nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë me mbështetjen e Ambasadës Britanike, një e treta e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë në gjithë Shqipërinë, e shohin ndërhyrjen nga politika si problemi më i madh i Gjyqësorit.
Dy nënkryetarët e bashkisë, sekretarët e rinj të Partisë Demokratike. Jamarbër Malltezi merr drejtimin e një departamenti
Partia Demokratike publikoi rezultatet e votimit për 6 sekretarët dhe 22 drejtuesit e departamenteve që do të jenë edhe pjesë e kryesisë së kësaj force politike. Një prej departamenteve, ai i Turizmit dhe Mjedisit do të drejtohet nga dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.
Grida Duma - sekretar per Mardheniet me Publikun
Fatbardh Kadilli- sekretar i Burimeve Njerezore,
Enno Bozdo - sekretar i Organizimit
Ivi Kaso - sekretar për Zgjedhjet
Nevila Xhindi - sekretar për Shoqërinë Civile
Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare poeti Mark Strand, fitues i çmimit “Pulitzer”
Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare në New York Mark Strand, një nga zërat më të njohur të poezisë bashkëkohore dhe fitues i çmimit “Pulitzer” në 1999. Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se lajmi është bërë publik nga vajza e tij Jessica. Karriera e Strand i kalon 50 vite ndërsa veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.
n.k
Intervista/Shqipëria në arkivat e STASI-t gjermanolindor
Shqipëria në vështrimin e STASI-t gjermano lindor- ky është thelbi i studimit të politologut gjerman Dr. Helmut Müller-Enbergs, i prezantuar në Athinë më 20 qershor 2013. Enbergs shfrytëzon arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane, i kthyer në Ministri të Sigurimit të Shtetit e që njihet si ndër agjencitë inteligjente më operative.
“Eksperimenti social” në Prishtinë, një vajzë ngacmohet seksualisht 50 herë në ditë. Një grupim bën apel për të luftuar fenomenin
Nisma “Take Back the Night”, e mbështetur nga rrjeti i grupeve të grave të Kosovës, ka kryer një “eksperiment social” në kryeqytetin e Kosovës dhe rezultatet janë shqetësuese. Në Prishtinë, një femër ngacmohet seksualisht 50 herë në një ditë, përmes formave më të vrazhda. Gazeta “Express” ka publikuar videon në fjalë, ku një vajzë ecën rrugëve të Prishtinës, e ndjekur nga një kamera e fshehtë, nga e cila rezulton se ngacmohet e poshtërohet me fjalët më të ulëta.