Kërcënonte me sms kryeministrin Rama, arrestohet avokati Bashkim Hoxha

Një avokat kërcënon kryeministrin në mënyrë të përsëritur, dhe ky i fundit vendos të denoncojë kërcënuesit. Personazhet janë Kreu i Qeverisë, Edi Rama, i cili ka marrë disa kërcënime në celularin e tij, që i dërgoheshin me mesazh nga avokati Bashkim Hoxha, i cili është arrestuar sot. Siç njofton B.Web, kërcënimet e Hoxhës ndaj Kryeministrit kanë vazhduar për ditë me radhë, madje edhe gjatë orëve të natës. Fillimisht është menduar se sms-të janë dërguar nën ndikimin e alkolit, por kur ato kanë vazhduar për disa ditë, Rama ka vendosur të denoncojë kërcënuesin. Një ndër avokatët që kanë mbrojtur Dritan Dajtin, Bashkim Hoxha nesër do të dalë përpara Gjykatës për masën e sigurisë.
a.k
Add new comment