Nismë ligjore në Kuvend për hapjen e dosjeve. PD: “Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, marioneta të Edi Ramës”

Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, politikanë të kauzave herë pas here të djathta, kanë depozituar ost në Kuvend nismën për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Është një projekligj i konsultuar edhe me Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, e që siç tha deputetja e PD-së, Mesila Doda, do të jetë në Parlament kur të diskutohet. Idrizi ka ecur më tej kur ka folur për dosjet si ish-dhjetorist, pra si një njeri që beson te çelja e portave të së vërtetës. “Është në ndërgjegjen tonë si studentë të Dhjetorit dhe deputetë për të vënë në vend hapin që duhet të bënte politika që prej 20 vjetësh, Ligjin e Lustracionit. Ne e kemi mbështetur këtë nismë të shoqërisë civile. Ajo nuk i drejtohet ndonjë partie politike, por ndërgjegjes politike dhe që të tregohemi dinjitozë, e gjithë politika shqiptare duhet të bëjë kat’harsisin e vet”, tha Idrizi. Kjo nismë e dyshes në fjalë, që i bën jehonë deklaratave të Kryeministri, nuk është pritur mirë nga PD. Nënkryetari i saj, Edi Paloka doli sot me një qëndrim, përmes të cilit aludoi se Doda dhe Idrizi janë marioneta të Edi Ramës. “Edi Rama nuk ka asnjë interes dhe asnjë mundësi të bëjë transparencë të besueshme. Nuk mund të hapin dosjet vetë hartuesit e tyre që sot janë rikthyer në pushtet me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kjo çështje është aktivizuar javët e fundit nga Edi Rama dhe marionetat e tij politike dhe mediatike për të zhurmuar të gjithë problematikën e keq-qeverisjes...Por kjo nuk mund të arrihet as nga duart e pista të ish-persekutorëve të regjimit sot në qeveri dhe as me duar të tjera të përdorura për qëllimet e tyre”, tha ai.
s.z
Comments
Nuk arrij te kuptoj cfare

Nuk arrij te kuptoj cfare meritash kane keta dy njerez qe kane 24 vite qe na cane K..... dhe s'kane lene post pa gezuar

Apo se jane thjeshte pasardhes (si shume te tjere) te atyre qe instaluan sistemin jashtnatyror komunist.

APO MOS I GENJEN MENDJA SE KALOJNE NGA KRAHU TJETER, PRA ANDEJ NGA JANE ATO QE VUAJTEN NGA KOMUNIZMI.

PJELLE E DEGJENERUAR, TAMAM KOKTEJ SPERMASH.

KERKOJNE HAPJEN E DOSJEVE TASHTI QE DOSJET E TE GJALLEVE JANE ZHDUKUR.ME SAKTE KERKOJNE HAPJEN E DOSJEVE TE TE VDEKURVE

Add new comment