Ministria ul çmimin e blerjes së energjisë nga HEC-et private. KESH blen shtrenjtë dhe shet lirë, kosto e rëndë

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 07:08

Ndryshimi i llogaritjes së çmimit me të cilin prodhuesit privatë ja shesin energjinë KESH-it, ka sjellë reagimin e Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme, për çka Ministria e Energjisë ka dalë me një sqarim të sotëm. Ministria thotë se vendimi për këtë gjë është konsultuar dhe është i detyruar, për shkak të rrethanave të krijuara. tarifat aktuale të energjisë elektrike të miratuara prej Entit Rregullator të Energjisë marrin parasysh vetëm deri 280 mijë megavat energji të prodhuar nga HEC-et e vogla. Në total, janë firmosur nga qeveria e mëparshme 164 kontrata koncesionare për ndërtimin e 435 hidrocentraleve. Aktualisht, prodhimi i HEC-eve të vogla ka arritur në 748 mijë megavat për 2014 dhe pritet rritja e mëtejshme në 920 mijë megavat në 2015. Në mungesë të ndërhyrjes së qeverisë, barra në kurriz të KESH-it, që indirekt është barrë për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit, do të shtohej në mënyrë të konsiderueshme duke imponuar rritjen e çmimit fundor të energjisë për qytetarët shqiptarë. Nga viti 2012 në vitin 2013, si rezultat i sasisë së energjisë së blerë nga HEC-et aktualisht në funksion, kosto totale e KESH, e pareflektuar në çmimin e rregulluar të shitjes prej 2.2 lekësh për kw/h, kap shifrën e 32.6 milion eurove. Ndërsa për vitin 2014, kjo kosto llogaritet të kapë shifrën 39.7 milion euro me tendencë rritëse vit pas viti.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.