Sondazhi i gjyqtarëve: Problemi ynë më i madh, politika… por edhe mungesat ligjore dhe korrupsioni

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 03:10

Të pyetur në një sondazh të organizuar nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë me mbështetjen e Ambasadës Britanike, një e treta e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë në gjithë Shqipërinë, e shohin ndërhyrjen nga politika si problemi më i madh i Gjyqësorit. Sipas sondazhit, 26 për qind e shënojnë mungesën e kuadrit ligjor si një tjetër problem, ndërsa vetëm në vend të tretë me 14 për qind korrupsionin në drejtësi, 11 për qind mungesën e profesionalizmit dhe ndërhyrjen nga qeveria, ndërsa drejtuesit e Gjyqësorit janë seleksionuar si problem vetëm në 9 për qind të rasteve.

Sa i përket reformës në Gjyqësor, gjyqtarët kanë përzgjedhur në masën 36 për qind nevojën e reformimit të KLD, në 23 për qind nevojën për reformim të Ministrisë së Drejtësisë, në 15 për qind reformën në Prokurori dhe në 13 për qind reformën në gjykata dhe Konferencën Gjyqësore. Pasi janë pyetur rreth çështjes se cili institucion duhet të drejtojë apo të kryejë kryesisht reformën në drejtësi, gjyqtarët kanë përzgjedhur për këtë mision më së shumti KLD në masën 28 për qind, për të vijuar me ekspertët e huaj në masën 24 për qind.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.