Arkiv-Lajme

Haradinaj për Krastën: Thaçi ma premtoi kryeministrin. Isa Mustafa nuk duronte dot Kurtin

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 15:35

Duke folur për emisionin A Show në Agon Channel me Adi Krastën, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbardhur disa nga prapaskenat e Bllokut opozitar në Prishtinë dhe zhvillimet politike në Kosovë. Haradinaj ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve Thaçi ia kishte ofruar postin e kryeministrit në koalicionin PDK-AAK, por ai e kishte refuzuar. Sa i përket largimit të LDK-së nga Blloku, ai ka thënë se partia e Mustafës kishte një para-marrëveshje me PDK-në.

Putin deklaron se Rusia do të ndërpresë realizimin e projektit “South Stream”. Arsye zyrtare: kundërshtimi i Bullgarisë

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 14:27

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar nga Turqia, se puna për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” do të ndërpriten për momentin, për shkak të kundërahtimit të Bullgarisë.

Drejtori i OSHEE-së Seferaj, jep dorëheqjen befasisht në mes të aksionit të energjisë. Në vend të tij, Çela

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 14:02

Ka dhënë dorëheqjen administratori i Përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Arben Seferaj (majtas). Kjo të paktën sipas një njoftimi nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ku theksohet se Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së në mbledhjen e sotme pranoi dorëheqjen e Seferajt. Sipas njoftimit të MEI, Seferaj paraqiti dorëheqjen për arsye personale të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë. Këshilli Mbikqyrës miratoi zgjedhjen e Adrian Çelës në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm.

Energjia dhe lëndët djegëse frenojnë rritjen e eksporteve

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 13:47

INSTAT-i raportoi sot se gjatë muajit Tetor 2014, vlera e eksporteve ishte 22 miliard lekë, ose vetëm 0.3% më pak se Tetori i vjetshëm. Ky stanjacion i eksporteve ka ndodhur ndërkohë që ka patur një rritje të madhe vjetore në eksportet e grupeve "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 33,7 %, "Tekstile dhe këpucë" me 25,3 % dhe "Lëkurët dhe artikujt prej tyre" me 23,7 %. Dhe çfarë e ka frenuar rritjen e eksporteve në total? Kryesisht eksportet e grupit " Energji elektrike, lëndë djegëse dhe minerale ", vlera e të cilave pësoi një rënie 27,9 %, në krahasim me Tetorin e kaluar.

Manolis Glezos zbulon planin e goditjes me eksploziv të Shtabit Britanik në Athinë 1944. U braktis për shkak të vizitës së papritur të Churchillit

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 13:42

Manolis Glezos, një figurë e njohur e të majtës greke dhe e lëvizjes antinanziste në Greqi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Observer”, në të cilën zbulon se një atentat i përgatitur nga komunistët, për pak sa nuk i mori jetën Winston Churchill. Rreth 1 ton dinamit ishin vënë në Shtabin Britanik në Athinë, në hotel “Bretagne”, por urdhri për shpërthimin nuk erdhi kurrë. Zbulimin e dinamitit e pohon edhe Churchill në një telegram të vetin, kurse Glezios vetë shpjegon se ishte ai protagonisti i ngjarjes. “Do t’u them diçka që nuk ia kam thënë njeriu.

Pranga 17 vjeçares pukjane që lidhi energjinë për t’u gatuar motrave e vëllait

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 12:59

Një arrestim dramatik rezultoi ai i një 17-vjeçareje në qytetin e Pukës nga policia, me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike. K.Kola është jetime, jeton së bashku me nënën Marie Kola, tre motrat dhe vëllain e mitur, dhe burim të ardhurash familja ka vetëm punën e nënës dhe një pension nga humbja e babait. Vajza ka rrëfyer para prokurorëve, se ajo së bashku me nënën e kanë rilidhur energjinë pasi ua ndërpreu OSHEE, për të gatuar bukën e përgatitur vaktin e radhës.

Komisioni i Ekonomisë diskuton nesër heqjen e kufizimit të shtetësisë për Guvernatorin e ardhshëm. 9 anëtarë janë firmëtarë të amendamentit

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 12:22

Edhe pse është paralajmëruar nga Kreu i Shtetit se kandidatura për postin e Guvernatorit do të dekretohet këtë javë, Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, duke hequr kufizimin e shtetësisë për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës dhe për Guvernatorin. Amendamenti i firmosur nga 29 deputetë socialistë është parashikuar të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme.

"Bloomberg" për "Agon Channel": Synon të kapë 1% të audiencës në Itali, për të marrë 20 mln euro në vit

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 11:09

Një shkrim në "Bloomberg" ka shpjeguar “misterin” e investimit mediatik "Bechetti" në Shqipëri me "Agon Channel", si dhe filialin e ri të sapoinauguruar, "Agon Channel Italia". Ky i fundit, thotë analiza, është një televizion që do të transmetojë në Itali programe që prodhohen në Shqipëri. "Bloomberg" analizon anën ekonomike të kësaj sipërmarrjeje. Agjencia e specializuar në lajmet ekonomike citon sipërmarrësin italian Bechetti që thotë se ka investuar 40 milionë euro në studiot e Tiranës, ku ka 500 të punësuar.

Alois Brunner, nazisti më i kërkuar, mendohet se ka vdekur katër vjet më parë në Siri

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 10:53

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Alois Burnner, një nga nazistët më të kërkuar në botë, bashkëpunëtori më i ngushtë i Adolf Eichman, mendohet të jetë varrosur në Siri, ku edhe ka vdekur katër vjet më parë. Gjurmuesi i nazistëve, Efraim Zuroff, nga Simon Wiesenthal Center, tha për “BBC” se është i sigurtë se Brunner është varrosur në Siri. Ai akuzohet për deportimin e 120 mijë hebrejve dhe mendohet se në vitin 1950, u vendos në Siri, ku shërbeu si këshilltar i Presidentit Hafez-al-Assad. Informacione gjithsesi jozyrtare.

s.z 

Ligji i ri: Burg edhe për mungesë të kasave fiskale dhe mosregjistrim punonjësish

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 09:03

Shtohen kandidatët potencialë për në burg. Bizneset që kapen në shkelje të përsëritura për mosregjistrim punonjësish dhe që nuk përdorin apo instalojnë kasat fiskale do të ndiqen penalisht.

Me propozim të Qeverisë, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ndryshoi ligjin për procedurat tatimore, që parashikon se për përsëritësit “këmbëngulës” në mospërdorimin e kasave dhe mbajtjen e punonjësve të pasiguruar, do të kërkohet edhe dënimi me burg. Nga ana tjetër, ndryshimet e reja për sipas qeverisë kanë një sërë lehtësimesh për biznesin, që nisin me uljen e gjobave për 12 raste.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme