Ligji i ri: Burg edhe për mungesë të kasave fiskale dhe mosregjistrim punonjësish

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 09:03

Shtohen kandidatët potencialë për në burg. Bizneset që kapen në shkelje të përsëritura për mosregjistrim punonjësish dhe që nuk përdorin apo instalojnë kasat fiskale do të ndiqen penalisht.

Me propozim të Qeverisë, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ndryshoi ligjin për procedurat tatimore, që parashikon se për përsëritësit “këmbëngulës” në mospërdorimin e kasave dhe mbajtjen e punonjësve të pasiguruar, do të kërkohet edhe dënimi me burg. Nga ana tjetër, ndryshimet e reja për sipas qeverisë kanë një sërë lehtësimesh për biznesin, që nisin me uljen e gjobave për 12 raste.

“Ulja e nivelit të gjobave është ndihmesë për biznesin, është vazhdë e përgjigjeve tona ndaj kërkesave të vazhdueshme të biznesit dhe duke qenë që pothuajse përgjysmohen ato, kuptohet që lind e drejta që organet tatimore të kenë në fund dhe një mjet shtrëngues në mënyrë që secili të ketë sjelljen racionale ndaj kërkesave të ligjit dhe ndaj pagesës së tatim-taksave”, tha ministri i Financave Cani.

Po kështu, ligji i ri detyron Tatimet të publikojnë të gjitha vendimet e formës së prerë të gjykatave për çështjet tatimore. Paralelisht ai ul kohën e rimbursimit të TVSH-së.

a.k

Comments

Submitted by Ps (not verified) on

<p>Denimet me burg vendosen ne kodet panale e jo ne ligjin e procedurave tatimore.</p><p>Shqiperi hesapi, rrumpalle juridike. Ligjet i hartojne katundaret e ardhur ne &quot;krieqitet&quot;</p>

Submitted by i (not verified) on

<p>po ku dine keta te bejne ligje, keta jane per gjynah sinqerisht</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.