Pranga 17 vjeçares pukjane që lidhi energjinë për t’u gatuar motrave e vëllait

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 12:59

Një arrestim dramatik rezultoi ai i një 17-vjeçareje në qytetin e Pukës nga policia, me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike. K.Kola është jetime, jeton së bashku me nënën Marie Kola, tre motrat dhe vëllain e mitur, dhe burim të ardhurash familja ka vetëm punën e nënës dhe një pension nga humbja e babait. Vajza ka rrëfyer para prokurorëve, se ajo së bashku me nënën e kanë rilidhur energjinë pasi ua ndërpreu OSHEE, për të gatuar bukën e përgatitur vaktin e radhës. Ditën e shtunë gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 17 vjeçaren, ndërsa rasti është denoncuar nga dega e PD-së në Pukë. Por përtej politizimit, ky episod nuk është larg një arrestimit të dikurshëm të denoncuar nga kryeministri Rama, asokohe në opozitë, kur një nënë e moshuar u prangos me akuzën se kishte mbjellë hashash në oborrin e shtëpisë.  

a.k

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Nuk ka asnje lidhje kjo historia e hashashit me ate te energjise elektrike ( po temarrim parasysh qe regjimi Berisha kishte lejuar Lazaratin dhe njerez te saj per te mbjelle e shitur droge).&nbsp; Ligji nuk thote qe ata qe jane te varfer mund te gatuajne duke vjedhur energjine. Ka soba me dru&nbsp; dhe soba me gaz me kosto shume me te lire se energjia qe i vidhet shtetit. Me nje bombole 10000 lek te vjeter mund te shkosh nje muaj me gatim. Edhe&nbsp; ne vendet rreth shqiperise si psh ne Greqi perdoret gazi per gatim e ngrohje. Kurse pukjanija do perdorka energjine elektrike!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.