"Bloomberg" për "Agon Channel": Synon të kapë 1% të audiencës në Itali, për të marrë 20 mln euro në vit

Një shkrim në "Bloomberg" ka shpjeguar “misterin” e investimit mediatik "Bechetti" në Shqipëri me "Agon Channel", si dhe filialin e ri të sapoinauguruar, "Agon Channel Italia". Ky i fundit, thotë analiza, është një televizion që do të transmetojë në Itali programe që prodhohen në Shqipëri. "Bloomberg" analizon anën ekonomike të kësaj sipërmarrjeje. Agjencia e specializuar në lajmet ekonomike citon sipërmarrësin italian Bechetti që thotë se ka investuar 40 milionë euro në studiot e Tiranës, ku ka 500 të punësuar. Televizionet italiane, shkruan "Bloomberg", po i shkurtojnë shpenzimet pasi tregu vendas nuk po arrin të rikuperojë rënien që ndodh prej 15 vjetësh dhe kur reçesioni po hyn në vitin e katërt radhazi. Në një situatë që nuk duket e favorshme për transmetuesit televizivë, "Bloomberg" zbulon se synimi i sipërmarrësit italian është që të arrijë 1% të shikueshmërisë në Itali dhe të sigurojë kështu 20 milionë euro të ardhura nga spotet publicitare, në vitin e parë.
Lexoni më shumë në linkun:
a.k
Add new comment