Manolis Glezos zbulon planin e goditjes me eksploziv të Shtabit Britanik në Athinë 1944. U braktis për shkak të vizitës së papritur të Churchillit

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 13:42

Manolis Glezos, një figurë e njohur e të majtës greke dhe e lëvizjes antinanziste në Greqi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Observer”, në të cilën zbulon se një atentat i përgatitur nga komunistët, për pak sa nuk i mori jetën Winston Churchill. Rreth 1 ton dinamit ishin vënë në Shtabin Britanik në Athinë, në hotel “Bretagne”, por urdhri për shpërthimin nuk erdhi kurrë. Zbulimin e dinamitit e pohon edhe Churchill në një telegram të vetin, kurse Glezios vetë shpjegon se ishte ai protagonisti i ngjarjes. “Do t’u them diçka që nuk ia kam thënë njeriu. E kisha me vete fitilin, e kisha lidhur rreth vetes. Ishin të paktën 30 persona të përfshirë. Punuam mes tuneleve...u zvarritëm mes fekaleve dhe ujit dhe vendosëm dinamitin poshtë hotelit. Më mori të paktën dy orë për të vendosur eksplozivin dhe dy orë për t’u kthyer dhe kur ne dolëm, ishte çështje sekondash, çdo gjë ishte gati...Por për një ironi të fatit sulmi i u braktis kur anëtarët e EAM-it, mësuan se Churchill po fluturonte drejt Greqisë në mënyrë të papritur ai do të vizitonte komandën britanike”, thotë Glezos. “The Guardian” nga ana e vet e ka përfshirë deklarimin në një shkrim të titulluar: “Athinë 1944, Sekreti i pistë i Britanisë”, në të cilën trajtohet loja që u bë me luftën civile greke dhe goditjen e komunistëve grekë.

http://www.theguardian.com/world/2014/nov/30/greek-resistance-manolis-glezos-planted-bomb-athens-winston-churchill

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.