Energjia dhe lëndët djegëse frenojnë rritjen e eksporteve

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 13:47

INSTAT-i raportoi sot se gjatë muajit Tetor 2014, vlera e eksporteve ishte 22 miliard lekë, ose vetëm 0.3% më pak se Tetori i vjetshëm. Ky stanjacion i eksporteve ka ndodhur ndërkohë që ka patur një rritje të madhe vjetore në eksportet e grupeve "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 33,7 %, "Tekstile dhe këpucë" me 25,3 % dhe "Lëkurët dhe artikujt prej tyre" me 23,7 %. Dhe çfarë e ka frenuar rritjen e eksporteve në total? Kryesisht eksportet e grupit " Energji elektrike, lëndë djegëse dhe minerale ", vlera e të cilave pësoi një rënie 27,9 %, në krahasim me Tetorin e kaluar. Duke lene menjane kete grup, eksportet jane rritur 17% ne Tetor 2014, krahasuar me nje vit me pare.

Ne 10 muajt e pare te 2014-es, eksportet jane rritur 5.4% ne krahasim me nje vit me pare. Duke lene menjane grupin volatil  " Energji elektrike, lëndë djegëse dhe minerale ", eksportet jane rritur 18.1%, krahasuar me nje vit me pare.

Vlera e eksporteve të lëndëve djegëse dhe mineraleve varet në një masë të madhe nga çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare. Në krahasim me vjet, çmimet kanë pësuar rënie të ndjeshme në bursa. Eksporti i energjisë elektrike varet nga rreshjet – kur ka shumë rreshje, eksportohet energji dhe kur ka pak rreshje, importohet energji.

Sipas INSTAT-it, në muajin Tetor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,5 % në krahasim me Tetorin e vjetshëm. Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 41,1 % (tregues i tërthortë i kërkesës për investime), "Produkte kimike dhe plastike" me 15,4 % dhe "Lëkurë dhe artikuj prej tyre" me 14,9 % (treguesë të tërthortë të kërkesës konsumatore).

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.