Arkiv-Lajme
Davutoglu për “Kathimerini”: Nuk ndërhyjmë në çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërisë
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” pas takimit që pati në Athinë me kryeministrin grek Antonis Samaras, kryeministri turk Ahmet Davutoglu i është referuar edhe çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ai thotë se Ankaraja nuk përzihet në çështje që nuk prekin interesat e saj, duke marrë si shembull diferencat që Greqia dhe Shqipëria kanë për kufirin detar.
Gent Sejko, kandidat zyrtar për Guvernator. Nishani dekreton kandidaturën
Gent Sejko është kandidatura zyrtare e dekretuar nga kreu i shtetit për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie.
Pse mungoi Bollano në konferencën e 8 të Omonias në Tiranë. Kë quan tradhëtar nga radhët e PBDNJ-së?
Mungesa më e rëndësishme e konferencës së 8 të degës së OMONIA-s në kryeqytet ishte ajo e Vasil Bollanos, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës dhe aktualisht kryetar i kësaj organizate. Publikisht u tha se arsyet nuk ishin personale, por politike. Kreu i OMONIA-s vazhdon të ketë polemika të hapura me drejtuesit e degës së Tiranës, madje nuk i njeh të zgjedhurit e saj. Vetë Andrea Marto, kryetar i OMONIA-s për Tiranën nuk e fshehu çarjen që ekziston mes ti dhe Bollanos në takimin e mbajtur në hotel Tirana, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, Bezhani sjell detaje tronditëse: "Një deputet ka futur vëllain në burg për t’i marrë gruan"
Rikthimi i diskutimeve për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka rikthyer edhe histori e detaje të së shkuarës. Gazeta “Sot” i është rikthyer përpjekjeve që janë bërë më parë për kontrollin e dosjeve duke sjellë detaje nga komisioni “Bezhani”, që tentoi të pastronte shtetin shqiptar dhe politikën nga bashkëpunëtorët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit. Gazeta ka intervistuar Viron Bezhanin, djalin e Nazif Bezhanit që kryesonte këtë komision. Për herë të parë, Bezhani tregon edhe mënyrën se si kontrollohej veprimtaria dhe dosja e një ish-spiuni.
Marketing abuziv në Kosovë, tregtarët deklarojnë zbritje çmimesh me rastin e fundvitit por produktet kanë çmimin e mëparshëm
Para festave të fundvitit, kompani të shumta tregtare në Kosovë kanë filluar një fushatë marketingu, me anë të cilës informojnë qytetarët për produkte të shumta, në të cilat kanë bërë zbritje të mëdha. Zbritjet janë nga më të ndryshmet duke filluar nga 10 për qind deri në 70 për qind. Por ndryshe nga sa shkruhet në tabela, zbritjet rezultojnë në shumë raste se nuk janë reale.
“Mafia kryeqytetase”, prezantuesi italian nuk e mohon lidhjen me të dyshuarin De Carlo: I kërkova hormone pasi ka qenë ish-boksier
Në Romë policia ka nisur një aksion të koduar “mafia kryeqytetase”. Arrestimi i një personi të dyshuar për lidhje me mafian ka nxjerrë lidhjet e tij me emra të njohur të ekranit. Në listën e bisedave të përgjuara të “bosit” Giovanni De Carlo, rezultojnë emrat e futbollistit Daniele De Rosit, këngëtarit Gigi D’Alessio apo të prezantuesit e aktorit Teo Mamucari (drejtues i emisionit “Le Iene” në Mediaset). Kjo ka shkaktuar jo pak debate publike e diskutime në media pasi nga përgjimet rezulton se njerëzit e ekranit dhe sportit e telefononin De Carlon për cdo “hall”.
Alfred Moisiu tregon për marrëdhëniet e tij me krerët e politikës: Nano punonte nën rrogoz, me Berishën u përplasa hapur
Gjatë një intervistë për gazetën “Panorama”, ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se Fatos Nano ishte një kryeministër që punonte nën rrogoz, ndërsa me Sali Berishën u përplas hapur. Gjatë intervistës ish-presidenti thotë se ata që e akuzuan si “kukulla Moisiu” pse bëri një foto me Nanon e Berishën shumë shpejt përgënjeshtruan veten.
RD: Çmimi i naftës Diesel duhet të jetë 120 lekë/litër!?
Duke pretenduar se qeveria, në bashkëpunim me grosistët e karburanteve, po e mban artificialisht lart çmimin e karburantit në Shqipëri, gazeta RD, zëdhënësja e PD-së, konkludon se çmimi i naftës Diesel me pakicë duhet të jetë 120 lekë/litër. E përkthyer në euro, i bie që çmimi të jetë 0.86 euro/litër. Por a është ky çmim i krahasueshëm me atë të Italisë dhe Greqisë, vendeve nga ku importohet kryesisht nafta Diesel?
Deputetët e Kosovës dhe Serbisë ulen në tryezën e bisedimeve, por nuk merren vesh për njohjen e shtetit të ri
“Zëri i Amerikës” njofton se në një nga rastet e rralla, deputetët e parlamentit të Kosovës dhe ata të Serbisë, diskutuan në Prishtinë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Në një tryezë të organizuar nga Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse, ndonëse me qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës, deputetët thanë se bisedimet ndërmjet kryeministrave në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk janë të mjaftueshme për tejkalimin e dallimeve të thella ndërmjet të dyja palëve.
Berisha thotë që janë dekoruar agjentë të shërbimeve sovjetike dhe jugosllave. Pse propozimet për Lustracionin e lënë përherë jashtë këtë kategori?
Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan në “Facebook” se në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit, që ai e barazon me rehabilitimin e nomenklaturës komuniste, Edi Rama ka dekoruar mbi 1000 persona të sistemit. “Në kuadrin e rehabiltimit të nomenklaturës Hoxhiste, Edi Rama ka dekoruar mbi 1000 ish-ministra bllokmenë, xhelatë persekutorë të shqiptarëve, agjentë të shërbimeve ruse dhe jugosllave dhe Vito Kapo është vetëm njëra prej përfaqësueseve më tipike, më të lartë të këtyre të dekoruarve”, thotë Berisha.