Alfred Moisiu tregon për marrëdhëniet e tij me krerët e politikës: Nano punonte nën rrogoz, me Berishën u përplasa hapur

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 01:59

Gjatë një intervistë për gazetën “Panorama”, ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se Fatos Nano ishte një kryeministër që punonte nën rrogoz, ndërsa me Sali Berishën u përplas hapur. Gjatë intervistës ish-presidenti thotë se ata që e akuzuan si “kukulla Moisiu” pse bëri një foto me Nanon e Berishën shumë shpejt përgënjeshtruan veten. Lidhur me marrëdhëniet që kishte me dy krerët e qeverisë gjatë 5 viteve që drejtoi Presidencën, Moisiu kujton “Marrëdhënia me Kryeministrin Nano në aparencë ka qenë e kujdesshme dhe pse punonte nën rrogoz, kurse me Kryeministrin Berisha jemi përplasur hapur dhe në mënyrë shumë brutale nga ana e tij. Por unë, duke e ruajtur gjakftohtësinë time, gjithmonë kam folur mbi bazën e argumentimeve kushtetuese dhe kam qenë shumë i kujdesshëm në ruajtjen e etikës politike dhe morale në marrëdhëniet me politikanët tanë, qoftë kur i kam pasur përballë, e qoftë indirekt në deklaratat e mia”.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.