Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, Bezhani sjell detaje tronditëse: "Një deputet ka futur vëllain në burg për t’i marrë gruan"

Rikthimi i diskutimeve për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka rikthyer edhe histori e detaje të së shkuarës. Gazeta “Sot” i është rikthyer përpjekjeve që janë bërë më parë për kontrollin e dosjeve duke sjellë detaje nga komisioni “Bezhani”, që tentoi të pastronte shtetin shqiptar dhe politikën nga bashkëpunëtorët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit. Gazeta ka intervistuar Viron Bezhanin, djalin e Nazif Bezhanit që kryesonte këtë komision. Për herë të parë, Bezhani tregon edhe mënyrën se si kontrollohej veprimtaria dhe dosja e një ish-spiuni. Ai ka shtuar se edhe nëse një funksionar i lartë mendon se e ka zhdukur dosjen e tij, emri i tij figuron në dosje të tjera. Ndër të tjera, Viron Bezhani zbardh detaje interesante të gjetjeve të këtij komisioni dhe rrëfen detaje tronditëse për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku një deputet, spiun i Sigurimit të Shtetit, kishte futur vëllanë në burg.
“Një ditë kur politikanët po flisnin për hapjen e dosjeve, unë po kthehesha nga stërvitja dhe e pyet babai, biles i thashë, hapi dosjet, pse nuk i hap? Ta marrim vesh se kush janë spiunët. Ai m’u përgjigj: T’i e ke mendjen vetëm tek sporti dhe mendja jote nuk mund të gjykojë për gjë tjetër”. Unë i mërzitur, i them: Pse më ofendon? Ai më thotë, hajde të t’i tregoj dosjet. Shtyp një germë, më thotë mua. Unë shtypa një germë dhe më doli një person, i cili ishte një deputet nga fshatrat e Dibrës. Lexova për të dhe vura duart në kokë.
Nëse do të publikohej ajo dosje, nuk e di se sa mund të ishte numri i të vrarëve sot. Konkretisht, kishte futur vëllain në burg, për të shkuar me nusen e vëllait. Ajo kishte futur tjetrin dhe ishte një cikël prej 3-4 vetësh, e me radhë. Kishin futur në burg një rreth njerëzish. Sot fëmijët e tyre, por të shohin dosjen, do të hakmerreshin pasi baballarët e tyre kanë bërë burg kot. Dhe më thotë babai: Hë, a do që të hapësh ndonjë dosje tjetër? Jo, i thashë unë dhe ika i mërzitur për atë çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Shqipëri” tregon Viron Bezhani.
Intervista e plotë: http://www.sot.com.al/politike/viron-bezhani-ja-spiun%C3%ABt-e-sigurimit-deputeti-q%C3%AB-futi-v%C3%ABllan%C3%AB-n%C3%AB-burg-p%C3%ABr-t%E2%80%99i-marr%C3%AB-gruan
n.k
Comments
Cfare? Duan te ne mbushin
<p>Cfare? Duan te ne mbushin mendjen qe nuk vlen ta hapen dosjet?</p><p>T'i kene rrasur ne burg kot ose plot drejtesia duhet te dale.</p><p>Nuk mund te pranojme dot me akoma qe as e verteta mos te dale dhe as qe nuk kemi dot nje shtet</p><p>qe te ule kostot e hakmarrjeve sido qe te vije puna !</p>
Add new comment