Pse mungoi Bollano në konferencën e 8 të Omonias në Tiranë. Kë quan tradhëtar nga radhët e PBDNJ-së?

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 05:10

Mungesa më e rëndësishme e konferencës së 8 të degës së OMONIA-s në kryeqytet ishte ajo e Vasil Bollanos, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës dhe  aktualisht kryetar i kësaj organizate. Publikisht u tha se arsyet nuk ishin personale, por politike. Kreu i OMONIA-s vazhdon të ketë polemika të hapura me drejtuesit e degës së Tiranës, madje nuk i njeh të zgjedhurit e saj. Vetë Andrea Marto, kryetar i OMONIA-s për Tiranën nuk e fshehu çarjen që ekziston mes ti dhe Bollanos në takimin e mbajtur në hotel Tirana, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Teksa shprehu nevojën për bashkimin e të gjitha partive të minoritetit nën ombrellën e OMONIA-s, Marto tha se nuk ishte me filozofinë e kryetarit Bollano për t’i ndarë anëtarët e minoritetit grek në patriotë dhe tradhëtarë. Marto pranoi përgjegjësinë që ai si kryetar i degës së Tiranës ka në dobësimin e organizatës dhe përfaqësimit politik të grekëve të Shqipërisë në parlamentin shqiptar. Marto u zgjodh si deputet  nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.