Berisha thotë që janë dekoruar agjentë të shërbimeve sovjetike dhe jugosllave. Pse propozimet për Lustracionin e lënë përherë jashtë këtë kategori?

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 17:33

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan në “Facebook” se në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit, që ai e barazon me rehabilitimin e nomenklaturës komuniste, Edi Rama ka dekoruar mbi 1000 persona të sistemit. “Në kuadrin e rehabiltimit të nomenklaturës Hoxhiste, Edi Rama ka dekoruar mbi 1000 ish-ministra bllokmenë,  xhelatë persekutorë të shqiptarëve, agjentë të shërbimeve ruse dhe jugosllave dhe Vito Kapo është vetëm njëra prej përfaqësueseve më tipike, më të lartë të këtyre të dekoruarve”, thotë Berisha. Tërheq vëmendje fakti se ish-kryeministri flet për agjentë sovjetikë dhe jugosllavë, fakte që me siguri i njeh nga pozicioni që ka patur. Ndaj ndoshta do të  ishte me vend që Lustracioni të përfshijë edhe kategorinë e njerëzve që janë dokumentuar si të përfshirë me shërbimet e huaja, edhe pse kjo gjë, mund  të kërkojë, të paktën sipas asaj që thotë Berisha, goxha punë.

s. z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.