Seanca dëgjimore, propozimi rreth çmimit të energjisë; për familjarët të jetë me një fashë të vetme prej 11.08 lekë. Kundërshtojnë sindikatat

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 09:10

Korporata Elektronergjtike, Operatori i Transmetimit dhe ai i Shpërndarjes kane kërkuar rritje te çmimit të energjisë, për t’i shpëtuar kolapsit financiar. Gjatë një seancën dëgjimore të entit rregullator të energjisë me grupet e interesit, KESH, OST dhe OSHEE propozuan që çmimi për familjaret të jetë me një fashe të vetme prej 11.08 lekë, ndërsa për biznesit mesatarisht 12.83 lekë. Por ndërsa vendimin final do ta marrë Enti në mes të këtij muaji, qeveria sqaron se do të ketë diferencime në tarife në disa aktivitete ekonomike. Sindikalistet i kanë kërkuar qeverise dhe entit rregullator të mos heqë fashën mbrojtëse prej 300 kw, në të kundërt ata do te nisin protesta masive.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.