Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm në kabinetin “Mustafa”?

Kryeministri në largim dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, do të jetë zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ministër i jashtëm. Lajmi është publikuar nga gazeta “Express”. Duke cituar burime nga mazhoranca e re, gazeta shkruan se në bazë të marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së, kryeministri Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës.
Më herët kjo gazetë kishte paralajmëruar se do të kishte një befasi të madhe në përbërjen e qeverisë së re që pritet të votohet pas pak orësh. Kabineti i drejtuar nga Isa Mustafa do të ketë në përbërje edhe 2 zëvëndëskryeministra të tjerë, Muhamet Mustafën dhe Edita Tahirin. Ndërkaq kryetar i parlamentit, pritet të jetë Kadri Veseli.
n.k
Add new comment