Arkiv-Lajme

Mos vallë trajneri i peshëngritjes do përzgjedhur me konkurs?

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 08:41

Historia e dopingut dhe pjesëmarrjes së peshëngritësve tanë në botërorin e Kazakastanit i afrohet kufijve të qesharakes.  Dhe kjo qesharake zë fill që me shfaqjen publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, që priti në aeroport kampionët. Ja çfarë tha asokohe ministrja: “Ndaj mirënjohja shkon për prindërit dhe Presidentin e Federatës Elez Gjoza. Ndaj mirënjohje edhe për trajnerët, si dhe për të madhin Luan Shabani”. Këtu nuk po zëmë në gojë premtimin për rilindjen e sportit. Mirëpo çfarë ndodh?

Përpjekje për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës. Kryeparlamentari thotë se janë plotësuar të gjitha kërkesat e PD-së

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 07:59

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi raam në të cilin është folur për zhvillimet politike në vend dhe sidomos për nevojën e normalizimit të jetës parlamentare. “Janë plotësuar të gjitha kushtet, janë pjekur të gjitha rrethanat që opozita të përmbushë të gjitha detyrimet e saj kushtetuese dhe parlamentare para votuesve të saj në radhë të parë dhe para vendit”, tha Meta.

Lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar çon Saimir Tahirin në Beograd

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:29

Në Beograd po mbahet Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Italisë që ka presidencën e radhës të BE. Në këtë forum mori pjesë dhe ministri Saimir Tahiri.  Çështjet kryesore që u diskutuan në Forum janë lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, liberalizimi i vizave dhe programi IPA në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Debat për stemën kontradiktore në Maqedoni. Shqiptarët të përçarë, BDI e pranon, PDSH dhe partitë e tjera kërkojnë tërheqjen e saj

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:07

Në Maqedoni kanë nisur debatet e para lidhur me projektin qeveritar për Stemën e re si simbol kryesor shtetëror. Stema e re, pas përfundimit të debateve publike, do të kalojë në Kuvend për debat dhe miratim. Agjencia INA bën të ditur se në debat do të marrin pjesë profesionistë të fushës, mes të cilëve përfaqësues të Institutit të Historisë pranë Fakultetit Filozofi, të Institutit të Historisë së Artit dhe Arkeologjisë, përfaqësues të Shoqatës së Heraldistëve dhe të tjerë. Nuk dihet se pjesë e këtij debati a do të jenë edhe historianë dhe njohës të tjerë shqiptarë të këtij lëmi.

“Panorama”/ Opozita në Kuvend, Jahjaga anulon vizitën e 18 dhjetorit në Tiranë

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 03:02

“Panorama” shkruan sot se marrëveshja e pritshme mes maxhorancës dhe opozitës për të ndërprerë bojkotin dhe për të mos çuar në djegien e mandateve ka bërë që Parlamenti të shtyjë punimet deri në datën 24 dhjetor. Sipas “Panoramës” në kalendarin e vjetër të punimeve, seanca e fundit ishte parashikuar të realizohej më datë 18 dhjetor, ndërkohë që negociatat me ndërmjetësit e huaj kanë detyruar të majtët që të lënë edhe 12 ditë afat në mënyrë që të shmanget skenari i djegies së mandateve të opozitës.

Barra në buxhet/ Qeveria Mustafa me 3 zv/kryeministra 21 ministra, 50 zv.ministra “kushton” 17 milionë euro për një mandat 4 vjeçar

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 02:40

Gazeta “Zëri” jep alarmin për shtimin e shpenzimeve administrative. Sipas saj Qeveria e re e Kosovës, e cila prej sot do të udhëhiqet nga Isa Mustafa, do të jetë një barrë e madhe për buxhetin e vendit. Sipas “Zërit” kostoja e pagave të kabinetit qeveritar, ku hyjnë kryeministri, tre zëvendëskryeministra, 21 ministra, 50 zëvendësministra, së bashku me stafin përcjellës, gjatë mandatit katërvjeçar do të arrijë shumën prej jo më pak se 17.5 milionë eurosh.

 

L.V

 

Amerikani David Schwendiman emërohet nga Grupi Hetues i BE si prokurori i ri që do të vazhdojë me pretendimet për krime lufte në Kosovë

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 02:28

Prokurori amerikan David Schwendiman, do të vazhdojë hetimet e bashkëkombësit të tij Clint Willimason, të pretendimeve për krime lufte në Kosovë. Amerikani David Schwendiman është emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë. Schwendiman pason në këtë post prokurorin amerikan Clint Williamson, i cili u tërhoq në gusht të këtij vitit nga kjo detyrë.

Precedenti “Vito Kapo", qeveria komisione me nga 5 anëtarë për dekorime

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 02:14

“Gazeta Shqiptare”, shkruan sot se qeveria vendosi krijimin e një komisioni përgjegjës për shpërndarjen e medaljeve dhe dekoratave të nderit, pak ditë pas publikimit të lajmit për dekorimin e ish-anëtares së Komitetit Qendror të PPSH-së, Vito Kapos me “Medaljen e Mirënjohjes”. “Gazeta Shqiptare” shkruan se ky komision do të përbëhet nga 5 anëtarë, prej të cilëve 3 anëtarë duhet të jenë punonjës në varësi të autoritetit përgjegjës dhe 2 anëtarë personalitete të jashtëm, që përzgjidhen mes njerëzve të shquar dhe që kanë dhënë kontribut në fushën përkatëse”.

VOA/ Rama e Berisha reagime nga Tirana për raportin e Senatit Amerikan mbi veprimtarinë e CIA-s

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 02:03

“Zëri i Amerikës” shkruan se, në pritjen me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, kryeminisri Edi Rama foli për raportin e Senatit. Rama deklaroi se pati ndjesi të jashtëzakonshme nga publikimi i Raportit të Senatit Amerikan për hetimet, sipas tij, “jo fort të lavdërueshme të CIA-s” përgjatë të ashtuquajturës Luftë kundër Terrorit”. Rama tha gjatë një fjalimi para ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që Shtetet e Bashkuara treguan edhe njëherë se ç’do të thotë të jesh një demokraci dhe të duash të mbetesh demokraci, pavarësisht kostos që kjo ka.

Sokol Balla thotë se nuk ka pranuar Sali Berishën në emision, pasi "është Basha kryetar”

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 15:12

Në emisionin “Top-Story” është folur sot për situatën politike, bojkotin dhe marrëdhëniet pozitë-opozitë. Një pjeëë jo e vogël i është kushtuar kreut të opozitë, Lulzim Basha dhe pozicionit të tij në PD. Arjan Vasjari është shprehur se ndaj Bashës ka shumë paragjykim dhe se loja që bëhet me dualitetin e drejtimit në PD është shpesh i qëllimshëm. Mustafa Nano ka deklaruar se në përgjithësi ka patur një pak të heshtur që opinionistët të mos e sulmojnë Bashën, pikërisht për këto arsye, por është çështje e Bashës të bëhet drejtues i vërtetë i PD-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme