Debat për stemën kontradiktore në Maqedoni. Shqiptarët të përçarë, BDI e pranon, PDSH dhe partitë e tjera kërkojnë tërheqjen e saj

Në Maqedoni kanë nisur debatet e para lidhur me projektin qeveritar për Stemën e re si simbol kryesor shtetëror. Stema e re, pas përfundimit të debateve publike, do të kalojë në Kuvend për debat dhe miratim. Agjencia INA bën të ditur se në debat do të marrin pjesë profesionistë të fushës, mes të cilëve përfaqësues të Institutit të Historisë pranë Fakultetit Filozofi, të Institutit të Historisë së Artit dhe Arkeologjisë, përfaqësues të Shoqatës së Heraldistëve dhe të tjerë. Nuk dihet se pjesë e këtij debati a do të jenë edhe historianë dhe njohës të tjerë shqiptarë të këtij lëmi. Sipas agjencisë INA Lidhur me stemën e re që ka përmban një mburojë me një luan në brendi dhe një kurorë sipër janë nxitur kundërshtime dhe reagime të historianëve shqiptarë. Në realizimin e këtij simboli kanë marrë pjesë vetëm historian maqedonas, të shoqatës Heraldika Maqedonase. Kjo shoqatë gjatë kohë ka proklamuar stema të ndryshme shtetërore, sikur atë të vitit 1992, që nuk ishte pranuar nga deputetët shqiptarë të asaj kohe. Stema ka nxitur edhe debate politike, me ç’rast partia shqiptare në pushtet BDI ka pranuar atë duke theksuar se përmban elemente shqiptare, derisa partia opozitare PDSH dhe partitë e tjera kanë kërkuar tërheqjen e saj.
L.V
Add new comment