Amerikani David Schwendiman emërohet nga Grupi Hetues i BE si prokurori i ri që do të vazhdojë me pretendimet për krime lufte në Kosovë

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 02:28

Prokurori amerikan David Schwendiman, do të vazhdojë hetimet e bashkëkombësit të tij Clint Willimason, të pretendimeve për krime lufte në Kosovë. Amerikani David Schwendiman është emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë. Schwendiman pason në këtë post prokurorin amerikan Clint Williamson, i cili u tërhoq në gusht të këtij vitit nga kjo detyrë. Në një njoftim të grupit hetues thuhet se zoti Schwendiman ka përvojë të begatshme profesionale dhe akademike duke punuar në nivelet më të larta të drejtësisë vendase e ndërkombëtare. Në fund të muajit korrik, prokurori Clint Williamson tha se zyrtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballen me akuza për krime kundër njerëzimit. Në vitin 2011, zoti Williamson mori përsipër të hetojë pretendimet e ngritura nga i dërguari i Këshillit të Evropës Dikc Marty në vitin 2010, për krime lufte, përfshirë edhe trafikimin me organet e personave të rrëmbyer. Ai tha se “është përballur me sfidë për mbledhjen e dëshmive mbi këto pretendime. Por, sipas tij, kjo nuk nënkupton se grupi hetues ka hequr dorë dhe se hetimet do të vazhdojnë, meqë ekziston dyshimi se një krim i këtillë ka ndodhur në masë të kufizuar.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-eu-war-crimes/2555092.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.