Lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar çon Saimir Tahirin në Beograd

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:29

Në Beograd po mbahet Forumin e Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Italisë që ka presidencën e radhës të BE. Në këtë forum mori pjesë dhe ministri Saimir Tahiri.  Çështjet kryesore që u diskutuan në Forum janë lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, liberalizimi i vizave dhe programi IPA në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç deklaroi se konkluzionet e Forumit të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë, “BE-Ballkani Perëndimor”, do të jenë udhërrëfyes për punën e mëtejshme dhe progres në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Stefanovic tha për agjencinë e lajmeve Tanjug se: “Ky Forum e bën sot Beogradin, kryeqytetin më të rëndësishëm në Evropë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

 

L.V

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.