Arkiv-Lajme
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së kundër reformës territoriale. Rama: Tani organizojmë territorin
Kërkesa e Partisë Demokratike për ta shpallur antikushtetuese reformën e re territoriale rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është komentuar “në çast” nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka quajtur ‘vulë ndaj kësaj reforme’ vendimin e Kushtetueses. Rama tha se rrëzimi i kërkesës së demokratëve për ta shpallur të antikushtetues ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale të vendit, i hap rrugën organizimit të territorit të shërbimeve. Ndërkaq, ky është ankimimi I dytë I PD-së që rrëzohet në gjykatën supreme.
Industria e armatimeve, Rusia shënon rritje të prodhimit, Shtetet e Bashkuara rënie, ndërsa Kina mbetet jashtë kontrollit
Industria ruse e armatimeve ka shënuar në përgjithësi rritje, kurse ajo në SHBA rënie. Kjo industri mbetet një industri politike. “Deutsche Welle” boton një shkrim të Helle Jeppesen ku thuhet se për vite të tëra nuk ka pasur shumë ndryshime, në vendet nga vinin prodhuesit më të mëdhenj të armatimeve në botë. Pothuajse të gjithë ishin nga SHBA, Evropa Perëndimore apo Rusia. Tani sipas raportit të ri të ndërkombëtar të Institutin të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, SIPRI, në këtë biznes po përfshihen sipërmarrje nga vende të tjera.
Zv.kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç kundërshton krijimin Forcave të Armatosura të Kosovës
Gazeta “Tribuna” shkruan se zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, ka kundërshtuar krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Stojanoviç vuri në dukje se shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ato të FAK-ut nuk është i pranueshëm për Listën Serbe dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë në asnjë rrethanë, transmeton “Telegrafi”.“Qëndrimi ynë për këtë çështje është negativ, dhe kështu do të mbetet”, tha shkurt Stojanoviq për mediat serbe, i cili, ndër të tjera pohoi se prioritet i Listës Serbe është themelimi i Asociacionit të komunave serbe.
Karta e Adriatikut, “samit” me incidente në Tiranë, Serbia braktis takimin
Samiti i vendeve të Kartës së Adriatikut A5, që përbën një marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Ballkanit si një “paradhomë” politike për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior-NATO, u mbajt sot në Tiranë me incidente. Në këtë Kartë, Kosova dhe Serbia janë të pranishme si vëzhguese, por ambasadori serb ka braktisur takimin në momentin që është folur për Kosovën.
Kosovë, konsumatorët “humbasin” 50 milionë euro në vit nga moskthimi i kusurit në cent
“Koha Ditore” shkruan sot për një dukuri të shumëpërhapur, që ka të bëjë me konsumatorët. Sipas kësaj gazete, në Kosovë, vetëm në një vit, konsumtaorët humbasin 50 milionë euro, nga moskthimi i kusurit për blerje të ndryshme. Bëhet fjalë për blerje ku kusuri është në cent(euro), duke qenë se ai neglizhohet përgjithësi nga konsumtaorët. “KD” citon organizata që merren me mbrojtjen e konsumatorëve. Do të ishte me interes sa është marzhi i “humbjes” për konsumatorin në Shqipëri, edhe pse ka një ndryshim që lidhet me monedhën e përdorur.
Flet gruaja e Gjin Gjonit. “Paratë i kam me djersë dhe biznes të ndershëm”, thotë Elona Çaushi
Në një kohë që të gjithë largoheshin nga Shqipëria, ajo u kthye në vitin 1997, themeloi një kompani dhe një vit e gjysmë më vonë filloi të shijojë suksesin. Kështu thotë Elona Çaushi, vajza e ish ambasadorit Shpëtim Çaushi dhe bashkëshorte e gjyqtarit Gjin Gjoni, në një intervistë për Panoramën. Çaushi ka reaguar më në fund për akuzat që rëndojnë ndaj të shoqit, se ka fshehur pasurinë, dhe thotë se ka gjashtë biznese në Shqipëri dhe zotëron 100% të aksioneve, ndërsa i shoqi s’ka lidhje me to. Sipas saj, i shoqi është sulmuar politikisht.
Pengmarrje me frymëzim nga ISIS në Sidnei, Australi. Një person terrorizon kafenenë
Kërkesat e bëra publike pas disa orëve, bënë që një person i armatosur që ka marrë peng disa persona në Sidnei, Australi, të konsiderohet si terrorist. Pengmarrësi bëri të ditur para një ore kërkesat e tij për qeverinë australiane nëpërmjet pengjeve: “Dua të shpaloset flamuri i ISIS-it; dua të flas me Kryeministrin e vendit.” Ai thotë se ka vendosur dy bomba brenda në kafene, përveç dy të tjerave që i mban vetë.
Ambasadori malazez ne Tiranë, Ferhat Dinosha: Në Shqipëri nuk ka pakicë serbo-malazeze, por vetëm pakicë malazeze
Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha tha në një intervistë për Ora News se në Shqipëri nuk ka pakicë serbomalazeze, por vetëm pakicë malazeze. Ky realitet sipas tij ka ndryshuar që nga viti 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë. Në këtë kuadër Dinosha thotë se malazezët duhet të trajtohen me një status të ri në Shqipëri. Kjo deklaratë e tij mund të sjellë ndryshimin të raporteve në Komitetin Shtetëror të Minoriteteve, pasi deri më tani pakica malazeze përfaqësohej nga Bledar Bashanoviq, që është zyrtarisht përfaqësues i pakicës serbo-malazeze në këtë komitet.
Arrestimi i gazetarëve në Turqi, Mogherini: “Kundër vlerave europiane”
Policia turke ka bastisur disa media opozitare në Turqi duke arrestuar 24 persona. BBC raporton se të arrestuarit kryesisht janë të lidhur edhe me klerikun islamik që jeton në SHBA, Fetullah Gulen dhe akuzohen se bëjnë pjesë në organizata ilegale që kanë si qëllim marrjen e pushtetit. Kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini i ka cilësuar arrestimet si “kundër vlerave europiane”.
http://www.bbc.com/news/world-europe-30471996
n.k
“Panorama online”: Presidenti ka përzgjedhur 21 qershorin e 2015 si datën e zgjedhjeve vendore
Zgjedhjet vendore do të mbahen me 21 qershor të vitit 2015. Gazeta “Panorama” versioni “online” shkruan se kreu i shtetit do të shpallë nesër këtë datë duke e bazuar vendimin në Kushtetutë. (http://www.panorama.com.al/2014/12/14/nishani-dekreton-neser-daten-zgjedhjet-lokale-do-mbahen-ne-21-qershor/)