“Panorama online”: Presidenti ka përzgjedhur 21 qershorin e 2015 si datën e zgjedhjeve vendore

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 12:18

Zgjedhjet vendore do të mbahen me 21 qershor të vitit 2015. Gazeta “Panorama” versioni “online” shkruan se kreu i shtetit do të shpallë nesër këtë datë duke e bazuar vendimin në Kushtetutë. (http://www.panorama.com.al/2014/12/14/nishani-dekreton-neser-daten-zgjedhjet-lokale-do-mbahen-ne-21-qershor/)

Po gjatë ditës së nesërme pritet edhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e ndarjes së re me 61 njësi. “Koordinimi” mes shpalljes së datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit dhe shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese duket se lehtëson së tepërmi përgatitjen për procesin e ardhshëm zgjedhor. Pak ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, duhet të fillojë përgatitja e infrastrukturës zgjedhore ndaj edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të sqarojë nëse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen sipas ndarjes së re apo sipas ndarjes ekzistuese. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të lerë në fuqi ndarjen e re administrative, pikëpyetjet mbeten në kërkesat e rreth 100 njësive vendore që kanë dorëzuar tashmë në KQZ firmat e mbledhura për realizimin e referendumeve lokale kundër shkrirjes. Një referendum kundër shkrirjes së një njësie vendore para zgjedhjeve lokale, me një rezultat që rrëzon atë që parashikon ndarja administrative, do të vinte në pikëpyetje realizimin në kohë të zgjedhjeve.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.