Arkiv-Lajme
Zef Brozi ‘propozon' që dosjet të hapen edhe për ata që kanë qenë President, kryeministër, kryetar gjykate, apo edhe kryetar SHIK-u
Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, ka publikuar sot një opinion në “Shqiptarja.com”, ku trajton çështjen e dosjeve. Brozi jep një mendim të vetin sesi duhet të realizohet procesi teknikisht, por këtu po sjellim propozimin e tij që dosjet të hapen edhe për funksionarët e tranzicionit, ata që kanë qenë pra në detyrat më të larta.
Gjithmonë në kuadrin e dyshimeve. 2 milionë dollarë mund të jenë bërë “rrush e kumbulla” nga Ardian Bitraj gjatë botërorit
Nga 12 Qershori i këtij viti kur u mbajt ndeshja e parë e Botërorit deri në finale e 13 korrikut, sipas Prokurorisë Ardian Bitraj dyshohet se ka shpenzuar rreth 200 milionë lekë në skedina bastesh. Gazeta “Panorama” raporton se në vazhdën e hetimeve mbi destinacionin e parave të vjedhura, prokuroria ka kryer javët e fundit disa verifikime shtesë. Verifikimet kanë të bëjnë me marrjen në pyetje të disa operatorëve në 6 pika bastes, ku Ardian Bitraj pretendon se vendoste vazhdimisht skedina bastes.
Nëntori i Enverit, dhjetori i Ramizit?
E vërteta e dhjetorit ’90 sjell në vështrim çështjen e hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Dy shkrimet kritike për mitizimin e lëvizjes studentore, ai i Artur Zhejit dhe ai i Andi Bushatit, i kanë vënë këta në një debat në "Opinion", me dy protagonistë të asaj lëvizjeje, Arben Imami dhe Preç Zogajn. A ka qenë lëvizja e dirigjuar? Kjo ishte pyetja, e përsëritur shpesh edhe këto 24 vjet, e që sërish mbeti pa përgjigje shteruese. “Përgjigjen e jep hapja e dosjeve”, ka thënë ndër të tjera Artur Zheji.
BE, thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin. Meta: Vendimi varet nga Doktori, jo nga Basha
Opozita të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend. Thirrja vjen nga Bashkimi Europian përmes Komisionerit përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn (foto). Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, Hahn ka deklaruar se është e rëndësishme që debati politik në Shqipëri të bëhet në Kuvend. Ai ka përshëndetur emërimin e dy ndërmjetësuesve të Parlamentit Europian për një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri lidhur me kthimin e opozitës në Kuvend.
Kur drejtësia fillon nga poshtë
Aksioni i OSHEE për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë i shoqëruar me ndëshkimin e vjedhësve të energjisë dhe shkarkimin nga puna të buxhetorëve debitorë është një nga modelet sesi qeveria kërkon të fusë në hullitë e ligjit shpërdorimin që i është bërë për vite me radhë një të mire publike.
Rama drejt Beogradit për samitin Kinë-Ballkan. Li Keqiang: Nuk e harrojmë ndihmën shqiptare
Nesër kryeministri Edi Rama viziton sërish Serbinë, këtë herë për samitin Kinë-Ballkan që do të zhvillohet me përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në Beograd. Samiti do të ketë në krye të agjendës së tij, ekonominë dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kinës dhe rajonit të Ballkanit. Kreu i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga dy ministra, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto. Për të garantuar sigurinë e liderëve do të angazhohen rreth 10 mijë policë, përfshirë dhe snajper në çatitë e ndërtesave.
Basha deklaron: PD nuk e njeh ndarjen e re territoriale, është tortë elektorale Rama-Meta. Do protestojmë
Pas dhënies së verdiktit nga Kushtetuesja në favor të ligjit të qeverisë për ndarjen e re territoriale,
Erdogan Perëndimit: Mos ndërhyni! Gylen reagon: Po ndërton partinë-shtet dhe po kryen gjueti shtrigash
Ndërsa ka thënë se sulmet e fundjavës kundër mediave opozitare janë përgjigje ndaj “operacioneve të pista” të armiqve politikë, Presidenti i Turqisë Erdogan ka kërkuar nga BE të mos ndërhyjë. Së paku 24 persona janë arrestuar të dielën, pasi janë akuzuar për formimin e një organizate të paligjshme dhe për komplot për të marrë kontrollin e shtetit. Këto arrestime janë kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Merr fund pengmarrja në Sidnei të Australisë, dy viktima dhe katër të plagosur
Policia australiane mësohet se i ka dhënë fund pengmarrjes 16 orëshe që paralizoi Sidnein. Personi që kërcënonte me shpërthimin e bombave dhjetra klientë dhe stafin e një kafeneje, quhet Man Haron Monis, i njohur ndryshe me emrin Sheik Haron. 49-vjeçari është me origjinë nga Irani dhe prej vitesh jeton në Sidnei. Radikali mysliman besohet se predikon për Shtetin Islamik. Ai ka pasur probleme edhe më parë me ligjin. Kjo, duke qenë se ai ka bërë komente urrejtjeje për ushtarët australianë të vrarë mes viteve 2007 dhe 2009.
Zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor. Pengesa e fundit ndaj hartës administrative, referendumet e kërkuara nga 129 njësi vendore
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në 21 qershor të vitit 2015. Dekreti i Presidentit, erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për reformën administrative dhe territoriale, përmes të cilit u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike për shpalljen si antikushtetuese të hartës së re administrative-territoriale.