Arkiv-Lajme
4.3 milionë euro u dhanë për ujësjellësin e Kukësit. Qyteti vazhdon të "thahet" për ujë, 4 zyrtarë në pranga.
Hetimet e prokurorisë së Kukësit nxorën në dritë një aferë prej 4.3 milionë eurosh në projektin për ndërtimin e Ujësjellësit të Kukësit. Në këtë afër janë të përfshirë 4 zyrtarë të Drejtorisë së Përgjitshme të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe drejtori teknik I një firme private që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve.
Prapë me zgjidhje nga jashtë. Flenckestein sot në Tiranë për rikthimin e opozitës në kuvend.
Politika shqiptarë nuk e ka fituar akoma aftësinë për të gjetur gjuhën e konsensusit dhe marrëveshjeve. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckestein do të jetë sot në Tiranë për të negociuar rikthimin e opozitës në kuvend.
Rikthehen "heronjtë" e punës socialiste. Shpërblimi i fundvitit, vetëm për "të dalluarit” e administratës dhe veteranët.
Qeveria do të aplikojë një model të njohur për të vlerësuar punën e administratës me rastin e festave të fundvitit, duke shpërblyer me një stimul ekonomik më të dalluarit e fundvitit.
Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Fiiancave që pritet të miratohet javen e ardhshme në qeveri, kategoritë që do të përfitojnë nga shpërblimi do të jenë punonjësit me performancën më të mirë në administratë, mësuesit dhe mjekët e dalluar, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës si dhe pensionistët e vetmuar e veteranët.
Donald Lu betohet në Departament: Shqipëria aleate e afërt e SHBA
Ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të ShBA. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm, Lu tha se “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin.
Mesila Doda flet për hapjen e Dosjeve dhe kritikon opozitën për mungesën e mbledhjeve të grupit parlamentar
Vendimin e shumicës për të hartuar një ligj paralele me atë të Shoqërisë Civile për hapjen e dosjeve, deputetja demokrate Mesila Doda, e cilësoi sjellje Komuniste. Në studion e “Ora News”, Mesila Doda, tha se mbështetja ose jo e ligjit për hapjen e dosjeve, do përcaktojë ndarjen mes politikanëve komunistë apo progresiste “Të paktën një ligj i cili ka mbi tre javë që është futur në procedurë parlamentare është një procedurë që të shikohet, të vlerësohet dhe sigurisht që të mendohet që mund të bëjnë ndryshimet që mendoni se janë të përshtatshme për t’u bërë.
Erjon Braçe thotë se do pranonte të kandidonte për në bashkinë e Tiranës, "po të jetë për punë dhe jo për ofiq”
Erjon Braçe, deputet i PS-së dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod” ku ka folur për situatën politike në vend. Braçe është pyetur ndër të tjera, nëse do të pranonte të ishte kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Tiranë, ai i është përgjigjur: “Po, por për punë. Jo për ofiq”. I pyetur më tej, se përse z. Rama, kryeministri, nuk e bëri ministër, deputeti në fjalë i është përgjigjur: “Po ju dukem më pak se ministër, gaboheni”.
s.z
“Love Story” në parlamentin grek. Një puthje për kreun e Agimit të Artë gjatë votimit për presidentin
Në seancën plenare ku u votua për zgjedhjen e presidentit grek ishin të pranishëm edhe deputetët e Agimit të Artë, të cilët morën liri me kusht për disa orë nga gjykata për të qenë të pranishëm në votimin për presidentin.
Mes tyre ishte dhe kreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaliolakos, të cilit nuk i munguan puthjet dhe përfaqimet nga gruaja e tij Eleni Zarula, e cila e priste në sallën e parlamentit.
Me përfafime u pritën “të burgosurit” e ekstremit të djathtë nga kolegët e partisë së tyre që ushtrojnë mandatin e deputetit.
l.m
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë dyshues ndaj Putinit
Duket se edhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, po sheh me dyshim nga fqinji lindor, Rusia e Vladimir Putinit. Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Sigurisë së Bjellorusisë, Lukashenko është shprehur “ka disa rezerva lidhur me politikat e Rusisë”. “Sjellja e vëllait tonë lindor zgjon dyshime”, tha ai, edhe pse ka shtuar se kjo nuk çon në konkluzione politike që mund të sjellin ndryshimin e kursit.
Pas dy ditëve me 5 të vrarë vjen “suksesi” me operacionin “Babagjyshi”!
Ngjarjet e dy ditëve të fundit ku mbetën të vrarë 5 persona, dy në grabitje me armë në Selitë, dy për çështje pronësie në Fushë Prezë dhe një për hakmarrje në Kamëz u shoqëruan nga një konferencë për shtyp e policisë, e cila njoftoi këtë të mërkurë arrestimin e 3 personave, anëtarë të një bande kriminale që dyshohet se mban edhe autorësinë e grabitjes në Qendrën Tregëtare TEG dhjetorin e kaluar.
Projekti i ri i xhamisë së Namazgjasë?
Blogu “e-zani” shkruan se projekti i xhamisë së Namazgjasë ka ndryshuar nga ai fillestar, por duke ruajtur të njëtën arkitekturë dhe stil si në rastin e idesë së parë. Edhe pse nuk është zyrtare nëse projekti që publikon “EZ” është apo jo ai përfundimtar, mund të thuhet se ai korrigjon “gabimet” e projektit të parë, si supermarketi etj., duke dalë me një mjedis të gjelbëruar dhe rregullime të tjera në fasadë.