Arkiv-Lajme

Rrjeti Global i Gjuhëve, anglishtja qendër e rrjedhës së informacionit. Shqipja thuhet se ka 16 milionë folës

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 14:25

Një ekip studiuesish nga Massachusetts Institute of Technology, Harvard University, Northestern University dhe Aix-Marseille Universitéë kanë realizuar një studim mbi atë që quhet Rrjeti Global i Gjuhëve. Qëllimi është të matet ndikimi i një gjuhe, matje e cila nuk mund të përkufizohet nisur nga elementë të tillë si numri i folësve, apo edhe të ardhurat, pra pesha ekonomike. Për këtë qëllim ekipi ka ndërtuar një model duke u bazuar në përkthimin e librave nga njëra gjuhë në tjetrën. Së dyti janë artikujt që postohen në Wikipedia dhe së treti janë edhe postimet e statuseve në Twitter.

Apeli i Vlorës: Djali i ish-drejtoreshës së Arsimit të Lushnjes, Luiza Tabaku dhe kolegu i saj, do të hetohen në gjendje të lirë

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 12:10

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë sot të lirë djalin e ish-drejtoreshës së Arsimit në Lushnje dhe kolegun e saj, të arrestuar të dy në flagrancë, duke vendosur hetimin në gjendje të lirë. Bëhet e ditur se Apeli do të shqyrtojë edhe kërkesën e vetë Tabakut javën tjetër dhe nuk përjashtohet e njëjta masë. Skandali i Lushnjes, i zbardhur pak javë parë doli në dritë edhe me një përmasë tjetër, atë të kërkesës për favore seksuale ndaj mësueseve të reja, në këmbim të vendit të punës.
s.z

Rënia e Nicolae Ceausescu në Rumani, një libër i ri që rrëfen hollësi të panjohura

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 11:51

“Deutsche Welle” shkruan për një libër të botuar së fumdmi, i cili sjell fakte të reja për ngjarjet që çuan në rrëzimin e Nicolae Ceausescu në vitin 1989 në Rumani. Natyrisht revolta kishte për premisë situatën e ndeuzr dhe pakënaqësinë e madhe ndaj regjimit, por gazetari kanadezo-hungarez, Arbat Schöczi, thotë se ishte një incident me një prift të minoritetit hungarez në Timishoara, që katalizoi të gjithë revoltën. Sipas tij, prifti Laszlo Tëkes kritikonte gjatë ligjëratave fetare "sistematizimin" e vendit.

Pagesa e faturave të energjisë, një pjesë e debitorëve po ndihmohen nga të afërmit emigrantë

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 10:33

Aksioni për energjinë ka rezultuar i suksesshëm për qeverinë, të paktën në rritjen e arkëtimeve. Qytetarët i janë drejtuar sporteleve dhe po paguajnë në masë energjinë, debinë që i kanë OSHEE-së. Por nëse qeveritarët, përfshi kryeministrin, e lidhin këtë edhe me ndërgjegjësimin, “Top-Channel” informon se masat e marra për këtë çështje, ka detyruar një pjesë të debitorëve t’u kërkojnë ndihmë të afërmve emigrantë. Sipas TCH, jo pak emigrantë në Britaninë e Madhe kanë pohuar se po dërgojnë para në Shqipëri, te të afërmit e tyre, me qëllim që ata të paguajnë faturat e prapambetura.

Edhe Blushi i shqetësuar me fjalën “burg”. Rama: Nuk kam asnjë kompleks, kam kohë që e dëgjoj nga opozita(video)

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 08:43

Gjatë diskutimit në parlament të ndryshimeve në Kodin Penal për ndërtimet pa leje, deputeti socialist Ben Blushi shprehu shqetësimin për përdorimin e shpeshtë të fjalës “burg”  nga kryeministri Rama, duke hequr paralelele me ndëshkimet që shqiptarët kanë përketuar gjatë kohës së diktaturës. “Me shqetëson fjala burg nuk është mundësia e vetme që kanë shqiptarët për t’u korruptuar, E kanë provuar për 50 vjet”-, ka theksuar Blushi gjatë replikës me kryeministrin Rama në parlament.

Dyndje në portin e Vlorës për t’u larguar drejt Gjermanisë për azil. Pse po ikin shqiptarët sërish?

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 08:29

Sot paradite u publikua një lajm sipas të cilit me qindra qyetarë ishin drejtuar drejt portit të Vlorës, për të ikur jashtë Shqipërisë. “News24” njoftonte, duke iu referuar burime e nga vendi i ngjarjes, se njerëzit deklaronin se do të iknin drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Lajmi u pasua nga një njoftim i Ministrisë së Brendshme, në të cilin paralajmërohej marrja e masave për të zbatuar detyrimet që burojnë nga marrëveshja Shengen, duke theksuar se asnjë kërkesë për azil nuk do të pranohet më në BE, pasi Shqipëria klasifikohet si vend i sigurtë.

Gjykata Europiane vendos heqjen e Hamasit nga lista e organizatave terroriste. Por kjo nuk sjell ndryshimin e qëndrimeve politike

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 07:07

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian, pjesë e Gjykatës së Drejtësisë së unionit, ka vendosur dje që të heqë nga lista e organizatave terroriste, Hamasin palestinez. Vendimi përbën zhvillim me rëndësi, ndonëse shtetet kryesore europiane kanë deklaruar se ky vendim nuk ndryshon pozicionin e tyre ndaja lëvizjes islamike palestineze. “BE-ja bazhdon ta konsiderojë Hamasin si organizatë terroriste.

I merrnin "gjobë” 1 milionë lekë në muaj një biznesmeni kinez. Prokuroria kërkon nga 4 vjet burg për kryeinspektorin e Mjedisit në Durrës dhe një vartës të tij

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 06:57

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me nga 4 vjet e gjysëm burgim secilit për dy drejtues të Inspektoratit të Mjedisit në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Kryeministri, intervistë për televizionin serbe “N1”: “Serbia është potencialisht aleati ynë më i rëndësishëm”

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 05:11

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin serb “N1” përmes së cilës ka sqaruar pozicionin e Shqipërisë në raport me Serbinë dhe rajonin. Për Edi Ramën Serbia paraqitet “potencialisht si aleati më i rëndësishëm”, një koncpetim ky që kërkon sqarime për opinionin shqiptar. “Serbia nuk është armiku ynë, Serbia është potencialisht aleati ynë më i rëndësishëm, me të cilat ne njerëzit, në Serbi, Shqipëri dhe rajon të bëjmë shumë më mirë.

“Nëse një ditë do të trokasësh në derën time”. Ndahet nga jeta aktorja italiane, Virna Lisi

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 05:05

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktorja e njohur italiane, Virna Lisi. Sipas të birit, Korado, një muaj më parë ajo kishte zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme.Ishte pikërisht ai që konfirmoi lajmin e humbjes disa minuta më parë për mediat italiane. Virna Lisi u shua në banesën e saj, pa dhimbje, teksa flinte, tha i biri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme