I merrnin "gjobë” 1 milionë lekë në muaj një biznesmeni kinez. Prokuroria kërkon nga 4 vjet burg për kryeinspektorin e Mjedisit në Durrës dhe një vartës të tij

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 06:57

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me nga 4 vjet e gjysëm burgim secilit për dy drejtues të Inspektoratit të Mjedisit në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Në përfundim të gjykimit, i cili u zhvillua me procedurë të shkurtuar, rezultoi e provuar se shtetasit Genci Balla, në detyrën e Kryeinspektorit të Mjedisit në Durrës dhe shtetasi Eduart Bejko, në funksionin e inspektorit në këtë institucion, i merrin një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private në Durrës, në këmbim të mosaplikimit të masave administrative gjobë për parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të tij. Gjithashtu, së bashku me dy drejtuesit e inspektoratit të mjedisit Durrës, Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim, me kusht, për shtetasen Dorina Nikolla, e akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm.”, e cila ishte personi që kryente ndërmjetësinë mes administratorit të kompanisë private dhe dy zyrtarëve publikë.

Nga hetimi rezulton se dy punonjësit publikë merrin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mosushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.