Arkiv-Lajme

Strobe Talbot shkruan se viti 2015 mund të sjellë ndryshimin e kufijve të Federatës Ruse. Shkak, nisja e luftës së tretë çeçene

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 05:16

Strobe Talbot, ish-zv. Sekretar i Departamentit të Shtetit në administratën e Bill Clinton, shkruan në një opinion të vetin në “Reuter”, se viti 2015 mund të sjellë fundin e asaj që ai e quan Perandoria e Putinit. Talbot paralajmëron se incidentet e fundit në Çeçeni parathonë nisjen e luftës së tretë çeçen, tanimë mbështetur në ideologjinë e krijimit të një Kalifati Islamik të Kaukazit, në prapavijë të të cilit qëndron Shteti Islamik. Por më e rëndësishmja, Talbot shton se nëse kjo gjë ndodh, atëherë edhe vetë Federata Ruse mund të shpërbëhet.

Kina ofron 10 miliardë dollarë si fond kredie për vendet e rajonit

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 04:39

Samiti i Beogradit ka konfirmuar interesin e Kinës për të ridimensionuar marrëdhëniet me Europën Lindore dhe atë Juglindore. Në funksion të kësaj ambicjeje, kryeministri kinez, Li Keqiang ka prezantuar atë që mund të quhet oferta kineze. “Vendet në Europën Lindore dhe në rajon do të kenë qasje në një linjë kredie me vlerë prej 10 miliardë dollarësh, ku kostoja e huamarrjes do të jetë e ulët për të lejuar investime të mëdha.

Pas mësuesve, tani do të verifikohen edhe psikologët e shkollave

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 04:15

“Gazeta Shqip” shkruan sot se Ministria e Arsimit ka nisur inspektimet për të verifikuar psikologët që janë caktuar pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare. Sipas kësaj gazete verifikimi do të synojë të zbardhë numrin e atyre personave që punojnë psikologë pa qenë të diplomuar si të tillë. Nisma në fjalë pason largimet e rreth 2000 mësuesve që jepnin lëndë për të cilat nuk ishin diplomuar.
s.z

Kukan dhe Fleckeinstein në Tiranë më 19 dhjetor. Do përpiqen për ndërprerjen e bojkotit

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 03:38

Hyrja e opozitës në Parlament do të negociohet me ndihmën e dy europarlamentarëve, Eduard Kukan dhe raportuesi i ri për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein. Kjo bëhet e ditur nga A1Report, që ciron burime diplomatike. Dy europarlamentarët në fjalë do të jenë në Tiranë më 19 dhjetor dhe do të përpiqen t’u mbushin mendjen palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët. Është thuasje e njëjta rutinë e këtyre 24 viteve, që përsëritet papushim, edhe pse tanimë problemi për njerëzit është ekonomia dhe jo më këto zënka burrash shteti.
s.z

Aksi Tiranë-Elbasan, “me kokë në torbë”. Rrëshqitja e dheut, një rrezik i vazhdueshëm

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 15:40

Për shkak edhe të shirave të vazhdueshme, pas shembjes së masivit të dheut në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan, rreziku në fshatin Ibë mbetet i lartë. Autoriteti Rrugor shqiptar, pas analizës nga një grup ekspertësh njofton popullatën se zona akoma konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshqitjeje. Në një njoftim të ARRSH-së theksohet se rruga do të mbetet e bllokuar dhe duke vënë në plan të parë sigurinë e jetës së 30 familjet e banorëve të zonës, ata do të vazhdojnë të jenë të evakuuar. “Familjet janë të siguruara me vendbanime, për një afat 1 mujor, ku kontraktori ka ofruar pagesën pë

Antonio Caprarica jep dorëheqjen nga Agon Channel; dhe sulmon fort Becchetti-n

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 14:23

Antonio Caprarica, ish gazetari i njohur i RAI-t që erdhi në Shqipëri për të bërë kryeredaktorin e lajmeve të televizionit Agon Channel për shikuesit italianë, ka dhënë dorëheqjen pa kaluar dy javë prej momentit që e pranoi këtë detyrë. Në tekstin e dorëheqjes bëhet një denoncim i fortë pronarit Becchetti dhe i praktikave dhe kushteve të punës në atë televizion, por të bën përshtypje kur lexon se çfarë e ka bërë atë të ngrejë zërin e revoltës.

Kushtuesja refuzon Nishanin për ligjin e KLD-së

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 14:18

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Presidentit Nishani për të shpallur si papajtueshëm me Kushtetutën ndryshimet e miratuara nga mazhoranca në ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Ndërkaq, ligji i ndryshuar pezullohet deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Kushtetueses, pra brenda një afati 15 ditor. Ky artific nuk e fsheh faktin që Nishani duhet të zgjedhë njërin prej dy anëtarëve të KLD-së të propozuar nga parlamenti, si zv.kryetar të KLD-së.

a.k

PS-PD, luftë procedurash në Kolegjin Zgjedhor. 130 padi kundër KQZ-së për dhënien e formularit tip njësive vendore

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 11:54

Një betejë juridiko-proceduriale po zhvillohet lidhur me çështjen e ndarjes së re territoriale dhe referendumeve lokale që kanë kërkuar njësitë e djathta vendore. Burime nga PS bëjnë me dije se janë depozituar në Gjykatën e Apelit 130 padi kundër vendimit të KQZ-së për dhënien e formularit tip për çdo njësi vendore që ka kërkuar mbajtjen e referendumeve lokale. Në kërkesat e socialistëve argumentohet se verifikimin e kërkesës së nismëtarëve e ka për detyrim ta bëjë KQZ.

A i hap rrugë ndryshimeve të mëtejshme në hartën administrative dhe referendumeve, amendamenti “Tavo”?

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 11:07

Gjykata Kushtetuese me të vërtetë e rrëzoi kërkesën e PD-së për reformën territoriale, por kjo nuk do të thotë se rrugët ligjore për rishikmin e hartës janë përmbyllur. Kështu në rrugë mbeten ende referendumet, të cilat nëse miratohën, nuk vënë në diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi argumentet e PD-së, por nuk përjashton kërkesat për ndryshime të projektit të PS-LSI.

Shqipëria dhe “fluturimi i miliardave”, studimi i GIF: Korrupsioni dhe evazioni hëngri 1.3 mld dollarë për një dekadë

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 10:42

Shqiptarët humbën mesatarisht 128 milionë dollarë në vit për dhjetë vjet me rradhë nga krimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Konkluzioni është i agjencisë së Integritetit Financiar Botëror, (GIF) i cili analizon të dhënat e transfertave valutore dhe tregtare të raportuara nga Fondi Monetar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme